Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të premten e ardhshme, 26 prill, ora 11.00.

Ai shprehet se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Reagimi:
“Korrupsioni i Erion Veliajt, djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian.

Tirana sot është një qytet i vjedhur, pa teatër, pa galeri, pa bibliotekë, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi, pa parqe, pa hapësira publike, me shkolla me 2 turne, pa çerdhe, me trafikun më të rënduar në Europë dhe me ajrin më të ndotur në botë. Ketë realitet, nuk e meriton asnjë qytetar i Tiranës, pa asnjë dallim politik.

Ndaj për këto arsye, e shumë të tjera, ftojmë sërish qytetarët e Tiranës, javën tjetër, në protestën e rradhës, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, përpara zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe 5D, Erion Veliaj.

Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës. O sot, o kurrë”./    S.M

Të fundit

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo përjashtim social për fëmijët e...

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni...

Lajme të tjera

Web TV