Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa: Është periudhë e bukur që duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka dhënë një këshillë për beqarët.

Këngëtarja doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën dhe albumin, të rejat në karrierën e saj e ndër të tjera, foli për beqarinë dhe disa këshilla për ata që janë në atë fazë të jetës.

Kur e di vlerën tënde, ti di edhe çfarë do ose nuk do. Mendoj se beqaria është një periudhë e bukur dhe e shëndetshme që duhet përqafuar. Në heshtje, ose thjesht duke njohur dikë ti mëson kush je dhe njeh veten. Kur unë isha beqare, nuk kërkoja me ngulm të dilja nga ai raport me veten. Madje po bëja kërkime.

Pak ditë më parë Lipa publikoi projektin e saj më të fundit të titulluar “Illusion”. Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta publikojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. 28-vjeçarja është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje./kb

Të fundit

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Lajme të tjera

Web TV