Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, mazhoranca merr vendimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një deklaratë për mediat u shpreh se kryesia e këshillit bashkiak të Tiranës do mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës.

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS, DORIAN TELITI:

Së pari, një falënderim për të gjithë, për mbështetjen që i keni dhënë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës shqiptare këto tri javë, në betejën e përbashkët për transparencë, për të zbardhur të vërtetën dhe vendosjes para drejtësisë të çdokujt që ka abuzuar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Kur bota demokratike ecën përpara në respektimin e të drejtave të njeriut dhe iniciativës së lirë e të ndershme, këtu në Shqipëri shkelja e ligjit, abuzimi i tij dhe përdorimi i strukturave shtetërore për interesa politike dhe personale është kthyer në normë.

Abuzimi dhe vjedhja e fondeve nga grupi i strukturuar i krimit financiar 5D dhe shefi i tyre politik Erion Veliaj, kanë shënuar rekord Guiness, duke e ngritur korrupsionin në nivelet 100%.

Më në fund, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak për të diskutuar dhe marrë vendim mbi kërkesat e dorëzuara nga këshilltarët e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme të vetë Këshillit Bashkiak.

Megjithëkëtë, shkelja e hapur e ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak vijon.

Në nenin 36 Rregullorja detyron Këshillin Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm Financiar, komision i cili funksionon për gjithë periudhën 4-vjeçare, dhe ka në përbërje përfaqësues të  mazhorancës dhe të opozitës.

Mbi të gjitha ky komision ka për detyrë funksionale kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, pra nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Që prej korrikut 2023, praktikisht çdo muaj, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, në cilësinë e NënKryetarit të Këshillit dhe automatikisht edhe anëtar i Kryesisë së këtij Këshilli, kam kërkuar zyrtarisht ngritjen e këtij komisioni, por jam përballuar me heshtjen dhe mohimin e kësaj kërkese ligjore.

Kanë kaluar 10 muaj nga konstituimi i Këshillit Bashkiak, por mazhoranca bën sikur nuk e sheh dhe nuk e njeh rregulloren.

Edhe gjatë kësaj jave i jam drejtuar dy herë zyrtarisht Kryesisë së Këshillit Bashkiak, që të fusin në rend të ditës se mbledhjes së Kryesisë të hënën, edhe një pikë shtesë, ngritjen e këtij komisioni, sidomos në kuadër të publikimeve mbi gllabërimet e dhjetëra milionë euro nga funksionarët e lartë të Bashkisë.

Nuk ka asnjë arsye për të mos e ngritur këtë komision, i cili, e përsëris, është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Nëse mazhoranca e majtë në Këshill do të vazhdojë të refuzojë zbatimin e ligjit dhe rregullores duke mos e ngritur këtë komision, kjo vetëm një gjë do të të thotë: fshehje të së vërtetës, të abuzimeve, të vjedhjeve./   S.M

Të fundit

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi,...

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim të përkohshëm të së parë...

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Nga Fatos Çoçoli Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë Në...

Policët 100 euro/dita, më 2 qershor Italia merr në dorëzim kampin e Shëngjinit

Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur me shpejtësi dhe kanë përfunduar, ndërsa në Gjadër janë drejt fundit...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do ndodhë me temperaurat

Ditën e premte vendi ynë do të ejtë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim...

Lajme të tjera

Web TV