Sot përballja Osmani-Vuçiç, ja çfarë pritet të ndodhë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën të hënën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.

Osmani në këtë seancë do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo, thuhet se do të flasë për “domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Ndërkohë Vuçiç nga ana tjetër, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale./kb

Të fundit

Makinat e braktisura do zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e lirë sjell 5-7 mijë punësime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohen projektvendime me karakter...

Projektligji për komunikimet elektronike/ Balluku: Risi aksesi ndaj shërbimeve digjitale

Këtë të enjte po diskutohet në kuvend projektligji për komunikimet elektronike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar...

“E kryem për miqësi”/ Dëshmia e plotë e Aliajt: Pasi planifikuam rrahjen, ndoqëm avokatin

Është zbardhur dëshmia e plotë e 32-vjeçarit Dorian Alia, një prej autorëve të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, teksa është i vetmi që...

Luhatje të euros në treg, blerjet e bankave dhe importuesve mposhtin fluksin e turistëve

Grafikët e këtyre ditëve të fundit në kursin e këmbimit të monedhës europiane dhe asaj shqiptare tregojnë një forcim të përkohshëm të së parë...

Do zgjasë mrekullia e Rinasit?

Nga Fatos Çoçoli Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë Në...

Lajme të tjera

Web TV