Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta njerëz që sicc tha ai nuk e kalojnë detin nga dëshira.

Gazetari: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?

Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu. Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.

Gazetari: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin  e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian./e.t

Të fundit

28 maj 1937/ Wolgsvagen, makina popullore që u motivua nga Nacional Socialistët gjermanë

Themelohet prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen. Volkswagen përkthehet si “makina e popullit” në gjuhën gjermane. Slogani aktual i reklamave...

Vapa ekstreme nxit astmën tek fëmijët

Me nxehtësinë ekstreme, shtohen vizitat e fëmijëve me astmë në spitalet kaliforniane: një tjetër konfirmim i ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike në shëndet. Nxehtësia ekstreme...

Pikëpamja e Guardian mbi mosmarrëveshjen në botën e artit: një shpërqendrim nga kriza

Heqja e mënyrës se si shpërndahen paratë nuk është përgjigje për problemet e krijuara nga një dekadë nënfinancimi Zgjedhjet e korrikut e kanë çuar Britaninë...

Duke shmangur thirrjet për arrestimin e Netanjahut, perëndimi po minon rendin e vet

Mbajtja e llogarisë ndaj aktorëve si Putini mbështetet në të drejtën ndërkombëtare. Nëse aleatët e Izraelit e shkelin atë, si mund t'i bindin të...

“Nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba”, Julian Deda reagon pas daljes nga shtëpia

Aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother VIP3”. Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën,...

Lajme të tjera

Web TV