Lazio mposht Juventusin por nuk mjafton, bardhezinjtë kualifikohen për në finale të kupës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Lazio në “Olimpico”, por ia dolën të kalojnë në finale falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Allianz Stadium” të Torinos, teksa tashmë do të presin përballjen Atalanta-Fiorentina për të mësuar kundërshtarin e finales.

Lazio provoi përmbysjen e madhe në kryeqytet dhe ishte sulmuesi Taty Castellanos ai që entuziazmoi bardhekaltrit, duke shënuar dy herë, një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në nisje të të dytës.

Nga ana tjetër skuadra e Allegrit provoi me të gjitha mënyrat të shënojë golin që do ta dërgonte në finale dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë me anë të polakut Milik në minutën e 83-të, duke bërë që në “Olimpico” të bjerë heshtja.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-1 për Lazion, që nuk shërben për të avancuar më tej, teksa Juventusi do të ketë mundësi të shpëtojë sezonin, duke fituar të paktën Kupën e Italisë. Vlen të theksohet se në finale bardhezinjtë nuk do të mund të kenë mesfushorin Locatelli, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Të fundit

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Mitsotakis ashpërson tonet dhe bën paralajmërimin e fortë ndaj qeverisë së re të Shkupit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë për emisionin “Sabbatokyriako aos 6” të ERT-së dhe gazetarin Dimitris Kottaridis , tre javë para zgjedhjeve europiane...

Lajme të tjera

Web TV