Balla në Emiratet e Bashkuara, takohet me liderët politikë, zbardhen temat e diskutimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar Emiratet e Bashkuara ku ka zhvilluar një takim me liderët politikë në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka zbuluar në një postim në rrjetet sociale se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë.

Postimi i plotë ministrit Balla:

Abu Dhabi -Shumë i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në mexhlisin Qasr Al Bah nga Lartësia e Tij Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan, të cilit i përcolla përshëndetjet e Kryeministrit Edi Rama dhe urimet për prosperitet të vazhdueshëm të Emirateve dhe të popullit të vet. Lartësia e Tij Presidenti i EBA shprehu përshëndetjet e tij më të mira për Kryeministrin dhe urimet për vendin e popullin tonë për të vijuar progresin. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë. Mundësitë për të përfituar nga ekspertiza dhe eksperienca e EBA në këto fusha u diskutuan në kuadër të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe EBA, si dhe të Task-Forcës së Bashkëpunimit të dakordësuar mes dy ministrave të brendshëm. Të pranishëm në mexhlis ishin edhe Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës Abu Dhabi; Sheikh Suroor bin Mohammed Al Nahyan; Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Punëve të Jashtme/kb

Të fundit

Duke shmangur thirrjet për arrestimin e Netanjahut, perëndimi po minon rendin e vet

Mbajtja e llogarisë ndaj aktorëve si Putini mbështetet në të drejtën ndërkombëtare. Nëse aleatët e Izraelit e shkelin atë,...

“Nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba”, Julian Deda reagon pas daljes nga shtëpia

Aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të “Big Brother VIP3”. Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën,...

Rreziqet nga ekstremizmi i Putin, … do na duhen më shumë se disa kanaçe fasule

Këshilla e Oliver Dowden për grumbullimin e rezervave harron se bashkëpunimi është jetik nëse duam të kemi një shans kundër kërcënimeve moderne Marta Gill Në orën...

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica...

Debatet/ Rama: Nuk do të preket SPAK, opozita: Rezolutë e panevojshme

Kryeministri Edi Rama mbrojti rezolutën antikorrupsion në Parlament dhe qendroi gjatë votimit në seancë. Ai tha se komisioni i posaçëm hetimor nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV