Basha “hap listat” me email

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha duket se është ndërgjegjësuar mjaftueshëm që partia që drejton është në tkurrje të thellë. Pavarësisht nisjes së një turi takimesh në disa rrethe të vendit, dështimi ishte thuajse I plotë, pasi pjesëmarrja ishte e vogël dhe mbështetja në elektorat po ashtu gjithnjë e më e vogël. Nisma për “hapjen e listave” për deputetët të cilët do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm tashmë duket sikur po merr formë.

I vendosur ngushtë dhe pa mbështetje nga eksponentë të PD-së por edhe nga baza, Basha doli publikisht ku publikoi email dhe numrin e telefonit ku njerëzit të japin idetë për të hartuar programin e Partisë Demokratike në zgjedhje si dhe për të dërguar emrin e perosnit të cilën ata duan ta kenë deputetin e tyre. Vetë Basha në vitin 2017 deklaroi se: “kjo do jetë hera e fundit që unë si kryetar do përzgjedh listën e deputetëve”, duke kuptuar se në zgjedhjet që do vinin listat do ishin të hapura dhe përzgjedhja do ishte e qytetarëve. Megjithatë asgjë nuk ndodhi në vijim dhe listat mbetën sërish në duart e kryetarëve. Listat e hapura kanë qenë gjithmonë një kërkesë nga opozita në çdo kohë, por Basha nëse nuk sjell një listë të hapur siç e kërkon Kodi Elektoral, përzgjedhjen e tyre ja lë qytetarit. Edhe pse historia tregon se interesi qytetar qëndron poshtë interest politik, Basha e bëri këtë hap, që askush sdo e marrë seriozisht.

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë. Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj. Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”, shkroi Basha. Ai ju ka lënë afat dy javë për të mbledhur propozime për kandidatët për deputetë. Ndërkohë degët e Partisë Demokratike kanë nisur t’i dërgojnë kryedemokratit listat. Në zyrën e Lulzim Bashës tashmë kanë mbërritur propozimet e disa degëve, të cilat pasi të mbledhë edhe emra mes shoqërisë civile do t’u besojë ose jo kandidimin përballë forcave të tjera: Rithemelimit me të cilët është tashmë në divorc politik e PS që thuajse nuk e konsideron fuqinë elektorale të PD zyrtare. Alfrida Marku, kryetarja e PD së Lezhës thotë se dega e saj i ka dërguar rreth 25 emra, për qarkun që me ndarjen aktuale, prodhon 7 mandate. Baza kërkon individë të pastër dhe me integritet thotë Marku.

Lexo edhe :  Mbidozë ilaçesh, çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë

Ndër emrat kryesorë të propozuar nga baza e PD në Lezhë është vetë kryetarja Marku apo edhe Preç Zogaj. Pasi shkeli afatin e parë të marsit, Basha i ka vendosur vetes një afat të ri, atë të fillim majit për të nxjerrë kandidatët për deputetët nën logon zyrtare të PD-së duke zeruar shanset për bashkimin në një listë me Rithemelimin.

 

 

Të fundit

Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por çfarë ndodh ndaj banesave

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore...

Presidencialet, Biden bën kërkesën e pazakontë ndaj Trump para debatit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të debatojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, por me kushtin që ai të testohet...

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios

Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Teksa...

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa banorë do ta prekin magjinë...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

Lajme të tjera

Web TV