Ekzistojnë 4 lloje gjumashësh. Po ju çfarë tipi jeni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për personalitetin që keni, mund të jeni introvert ose ekstrovert. Ju madje mund të dini edhe gjuhën e dashurisë që përdorni në çift. Por, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë lloj gjumashi/gjumasheje jeni?

Studiuesit Pennsylvania State University publikuan së fundmi një studim që i ndihmon njerëzit të përcaktojnë llojin e gjumit dhe çfarë do të thotë për shëndetin e tyre të përgjithshëm. Të dhënat, të cilat u publikuan në revistën “Psychosomatic Medicine”, përbëheshin nga 3,683 të rritur në Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit raportuan gjendjet e tyre kronike shëndetësore dhe matjet e gjumit, kohëzgjatjen e gjumit, kënaqësitë, rregullsitë, efikasitetin, matje që u bënë dy herë gjatë periudhës 10-vjeçare të studimit.

Studiuesit më pas i kategorizuan pjesëmarrësit në katër llojet e ndryshme gjumi:

-Ata që flenë mirë: Ata që respektojnë oraret dhe shijojnë gjumin e plotë

-Ata që flenë në fundjavë: Njerëz që bëjnë gjumë të parregullt gjatë javës dhe zgjedhin të flenë mirë në fundjavë apo ditët e pushimit

-Ata që flenë, por kanë edhe pagjumësi: Persona që nuk bëjnë gjumë të mirë dhe cilësor

-Ata që dremitin: Persona që dremitin herë pas herë gjatë ditës

“Unë mendoj se katër kategoritë e gjumit janë një mënyrë e mirë për të përcaktuar spektrin e gjerë të asaj që ne shohim në çrregullimet klinike të gjumit dhe llojit të pacientëve që trajtohen për këto probleme,” tha Kenneth Lee, drejtor mjekësor i Qendrës së Çrregullimeve të Gjumit në Chicago University.

Ekspertët thonë se pagjumësia sjell shumë probleme me zemrën, nervozizimin, shanset për goditje në tru etj. Por, edhe dremitja është problem sepse cilësohet si një metodë për të “thyer” atë gjumin e plotë dhe cilësor, siç është edhe gjumi që bëhet gjatë fundjavave me tepri për të plotësuar mungesat gjatë ditëve të javës.

Lexo edhe :  Unaza e fejesës së Meghan Markle më e kërkuara në mbarë botën

Pra, për sa kohë nuk shijoni një gjumë të plotë, fajtorët gjejini te vetja. Mund të jetë qëndrimi zgjuar deri natën vonë, detyrime familjare, shqetësim në lidhje me punën që ju mban zgjuar etj./E.Ç

Të fundit

Moment historik/ Shkencëtarët kinezë zhvillojnë kurën për shërimin e diabetit

Në një moment historik të rëndësishëm të mjekësisë, shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke...

Merret vendimi, vizitorët do paguajnë më shumë për të vizituar Kullën Eiffel

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Pse flamingot janë rozë?

Flamingot janë të njohur për pendën e tyre të gjallë rozë, e cila mahnit vëzhguesit në mbarë botën. Faktori mbizotërues që kontribuon në ngjyrën...

Asfaltimi i rrugëve në Farkë, Veliaj: I japim vlerë si qendrës, ashtu edhe periferisë

Ekipet e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën asfaltimin e rrugëve në zonën e Farkës, në kryeqytet. Veliaj shprehet se puna po vijon...

Profesionet e lira/Drejtoria e Tatimeve sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset që nuk ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të vendimit me listën analitike, por ndërkohë figurojnë...

Lajme të tjera

Web TV