Zbardhet projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues. Në këtë projektligj një vajzë mbi 16 vjeçe mund të vendosë vetë nëse do të abortojë apo jo, ndërkohë që një nga prindërit duhet të informohet mbi vendimin në fjalë.
Ndërkohë, në projektligj përcaktohet se prindërit nuk informohen në rastet kur ka rrezik për dhunë. Ndër të tjera ndalohet përdorimi i embrionit për qëllime tregtare dhe manipulimi gjenetik në embrion apo trafikimi i qelizave riprodhuese./E.T