Sot finalja e Eurosong! Eventi më i madh muzikor mes protestave për konfliktin në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e 68-të e Eurovision Song Contest zhvillohet këtë të shtunë në Malmoe të Suedisë.

26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë tek këngët me më shumë shanse për fitoren.

Eurovizioni nuk do që të jetë politik, por vetëm një festë e madhe e muzikës. Megjithatë konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore. Megjithëse unioni i transmentuesve europianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.7Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Që politika ka pasur efekt në Eurovizion u vu re edhe para dy vjetësh, kur Rusia filloi luftën në Ukrainë. Atëherë fitoi Orkestra Kalush e shoqëruar nga një përkrahje e jashtëzakonshme e publikut. Përfaqësuesit ukrainas e përdorën fitoren për mesazhe politike. Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmoe dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.

Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale./kb

Të fundit

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Mitsotakis ashpërson tonet dhe bën paralajmërimin e fortë ndaj qeverisë së re të Shkupit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë për emisionin “Sabbatokyriako aos 6” të ERT-së dhe gazetarin Dimitris Kottaridis , tre javë para zgjedhjeve europiane...

Lajme të tjera

Web TV