test

Erjola flet për raportin me Gracianon: Është futur në një det ku është i mbyturi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erjola Doçi u eliminua pas një televotimi të dytë që u hap në “Big Brother Vip Albania 3” dhe ishin votat e publikut ato që vendosën që rrugëtimi i saj të mbaronte. E ftuar në puntatën e djeshme të “Fun Club”, Erjola u pyet për mesazhet e Romeos kundrejt saj, diçka e pretenduar nga Graciano Tagani.

Moderatorja u shpreh se një veprim i tillë nga ana e një miku quhet pabesi!.

“Të nxjerrësh qofshin ato të vërteta apo të pavërteta në tavolinë dhe t’ia bësh këtë një mikeshë quhet pabesi. Në rastin e tij ishin akuza në versione të ndryshme. Ai dha katër versione dhe nuk mbajti asnjërin. Unë jam shprehur për Gracianon, se nuk dua t’ia përmend as emrin se është futur në një det ku është ai i mbyturi. Jo nga unë, por nga haku im,” u shpreh Erjola.

Duket se menjëherë pas daljes nga edicioni i tretë i këtij reality show, veprimi i parë që ka bërë Erjola ishte t’i jepte fund miqësisë me koreografin.

“Gjëja e parë që bëra sapo mora telefonin ishte një unfollow dhe një block Gracianos dhe më pas fika internetin dhe vazhdova me qetësinë time, jetën me njerëzit e afërt dhe familjarët,” shton ajo.

Moderatorja u pyet edhe për raportin mes Romeos dhe Heidit dhe këndvështrimin e saj për këtë romancë që lindi brenda shtëpisë së “BBVA3”.

“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në “BBVA3”, përfundoi ajo./E.Ç

Të fundit

Ilir Meta konfirmon ndarjen nga Monika Kryemadhi: Është ish-bashkëshortja ime

Ish-presidenti Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ka bërë një deklaratë...

Të njohurat dhe të panjohura e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik mes dy vendeve shënon përparim,...

Zhvillimet në PD/ Gjekmarkaj: Të gjejmë modusin të mos përjashtojmë njëri-tjetrin

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot kemi vetëm një Parti...

“Hysaj ka bërë dje vetëm një gabim”, Josa analizon mbrojtjen

Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen...

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një...

Lajme të tjera

Web TV