BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin e institucioneve të reja të drejtësisë, është kundër prekjes së thelbit të reformës së miratuar në vitin 2016.

Komisioni antikorrupsion që është propozuar nga qeveria, e cila “mandaton” Kuvendin që të ketë disa kontribute në kontrollin e drejtësisë shihet me dyshim nga ana e faktorit ndërkombëtar. Si BE ashtu edhe SHBA, që janë investuar seriozisht në reformën e re të drejtësisë në vend mirëpresin çdo nismë në rritje të përformancës së drejtësië, por të mos p[reket thelbi i saj. Sipas tyre nuk duhet të preket Reforma e Drejtësisë që ka nisur në vitin 2016. Ata thanë në njoftimin e shpërndarë në media se parimi kryesor duhet të jetë i pakthyeshëm. “Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, tuhet në deklaratë. Delegacioni i BE-së në Tiranë thotë se mbështet cdo çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqiperisë për qeverisjen e mire, por jo të prekë Drejtësinë. “Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”, thuhet në njoftimin e BE-së. Në një reagim lidhur me komisionin anti-korrupsion të propozuar nga PS, delegacioni thotë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike. “Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile”, thuhet në reagim e Bashkimit Europian. ata e kanë cilësaur jetike procesin e propozuar, por ai duhet të jetë transparent. “Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile. Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian në Tiranë.

Të fundit

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Lajme të tjera

Web TV