“Është vrasje”, Ngjela trondit me deklaratën për ngjarjen tragjike të Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, mund të ketë qenë një vrasje.

Kështu deklaroi avokati Spartak Ngjela i ftuar në një emision televiziv.

Sipas Ngjelës, autopsia duhet të nxjerrë përfundime për këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë përfundim. Ndërsa u shpreh i bindur se është e pamundur që fëmijët të mbyten së bashku me të ëmën.

“Është vrasje. Nuk është vetëvrasje. Vetëvrasja si rregull lë një shenjë. Ku ka nënë që vret fëmijën dhe nuk tregon arsyen? Po pra, duhet t’i kenë vrarë dhe hedhur atje. Por fakti që nuk ka shenja vrasje, do të thotë se janë mbytur në mënëyrë të justifikuar. Këto i nxjerr autopsia, por deri tani autopsia ka heshtu, nuk ka nxjerë përse shkakun.

Nuk e dimë shkakun e vdekjes së 4 personave. Nuk mund të mbyten fëmijët bashkë me nënën. Në 99% është pamundësi absolute. E dyta duhet të dimë shkakun përse nëna vret fëmijët. Zakonisht, kjo në termin profesional të hetimit është hakmarrje ndaj burrit. Për të ditur pse, duhet të dimë çfarë konflikti kanë pasur bashkë”- tha Ngjela.

Ndërsa mes të tjerash, shtoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen në burg të Erdgys Arrazit, bashkëshortes së të ndjerës, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas Ngjelës, nëse vërtet është vetëvrasje, atëherë mund të jetë bërë për hakmarrje të Alma Arrazit ndaj bashkëshortit të saj.

“Nuk dimë shkakun e ngjarjes. Nuk ka prova për shtytjen në vetëvrasje, duhet të ketë keqtrajtim e gjëra të tjera që të shtyjnë në atë akt. Është hetim shumë i vështirë. Këta e kanë arrestuar bashkëshortin por nuk e dimë përse, është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal?
Nëse akti i mbytjes së fëmijëve është real, është hakmarrje ndaj të shoqit. Ne nuk dimë konfliktin e saj të brendshëm me bashkëshortin vetëm arrestimin e këtij të fundit”-
shtoi avokati./    S.M

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV