Ish-lojtari i Juventus lëshon deklaratën e fortë: “Gasperini i trajton futbollistët keq”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gian Piero Gasperini dhe Atalanta e tij janë sërish në qendër të vëmendjes. Bergamaskët luftojnë këtë sezon për dy trofe, atë të Kupës së Italisë dhe atë të Europa League, një arritje e madhe duke qenë se bëhet fjalë për finalen e parë euopiane. Elozhet për Gasperinin kanë qenë të shumta si arkitekti kryesor i arritjeve të Atalantës.

Megjithatë, ka edhe nga ata që trajnerin 66-vjeçarin nuk e vlerësojnë në aspektin njerëzor. Një nga ata është Merih Demiral, ish-mbrojtësi i Juventus që në të kaluarën ka luajtur nën urdhrat e Gasperinit te Atalanta. Mbrojtësi turk thekson se Gasperini është i zoti në aspektin profesional, por i trajton keq futbollistët.

“Gasperini? Kur unë u largova nga Atalanta nuk e përshëndeta, por edhe ai nuk është se më kërkoi. Si trajner Gasperini nuk diskutohet, për këtë flasin rezultatet. Por, mua nuk më pëlqen mënyra si ai i trajton futbollistët. Preferoj më shumë De Zerbin, Sarrin dhe Pirlon. Me ta do të shkoja për një drekë ndërsa me Gasperinin jo”, u shpreh mbrojtësi që aktualisht është pjesë e Al-Ahli në Arabinë Saudite.

Të fundit

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

Lajme të tjera

Web TV