Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10 gjatë vitit 2019 dhe një arsye e rritjes evidetohet të jetë pikërisht pandemia Covid-19.

Mënyrat e kurimit të këtyre sëmundjeve nisin që nga ato individualet deri tek ato më mjekësoret ku ju mund të konsultoheni me mjekët psikolog apo psikiatër.
Mëgjithatë për t’u ndjerë më mirë e për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit mund të bëni disa përpjekje të suksesshme edhe vetë.

Ekspertët këshillojnë të stërvisni mendjen, njejtë siç mund të bëni me trupin.
Mjafton të filloni nga disa hapa të thjeshtë të cilat do t’jua shpjegojmë në vijim.

Stërvitja e trurit

Sipas psikologut Sutton Smith, lojrat janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin në formë e për të larguar depresionin.
Sipas tij lojrat qoftë ato elektroniket apo të tjera kanë një efekt pozitiv në tru.
Kur luani një lojë aktivizohen shumë zona të trurit që lidhen me qëllimet dhe të mësuarin dhe motivimin.

Kështu që për të pasur një mendje të shëndetshme, larg depresionit dhe ankthit provoni që të luani një lojë.
Qoftë në kompjuter, telefon apo zgjidhja e një fjalëkryqi, sudoku, një pazëll, domino, shah apo lojra të tjera që vënë në punë mendjen.
Sa më shumë të luani lojra dhe të gjeni një zgjidhje për to aq më shumë konfident dhe besimplotë në menyrën se si ndiheni për veten.

Evitoni krahasimet

Krahasimet me të tjerët nuk janë ajo çfarë duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë.
Ato shpesh janë vetëm imagjinare dhe ju bëjnë të ndiheni keq me veten ndaj evitojini sa të keni mundësi.
Motivimi i vetes është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga depresioni dhe ankthi.
Për të arritur këtë duhet të kuptoni që nuk jeni në garë me askënd tjetër pervec vetes tuaj.
Merruni me gjërat që keni passion, krijoni hobi ose përkushtohuni Akoma më shumë tek ata egzistuesit.
Mësojeni trurin tuaj të gëzohet me gjërat e vogla dhe ndjehuni të lirë të shpeheni.

Lexo edhe :  Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Psikoterapia

Këshillimi mjekësor ose psikoterapia janë shumë të rekomanduara për t’u ndjerë mirë në rast se vuani nga këto çregullime.
Në një studim të publikuar në Journal of Personality thonë se mënyra më e mirë për të larguar emocionet negative është të mundoheni të qetësoni veten edhe nëse dikush po ju mërzit.
Përshembull mund të numëroni deri në 10 ose të përsërisni me vete një frazë ose mendim që ju qetëson.
Kjo mënyrë do ju mësojë si të kontrolloni emocionet negative në mënyrë që të mbroni mendjen tuaj./E.Ç

Të fundit

Biseda telefonike me Putin, Trump: Më tha se admiron gruan time Melania

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin,...

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi...

Nuk siguroi votat për mandatin e deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e...

Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, pranojnë që Berisha ka ngordhur

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia paska siguruar vetë Edi...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një...

Lajme të tjera

Web TV