Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit.
Mësohet se do të kërkohet një diskutim më i gjerë në një mbledhje tjetër.
Në Konferencën e Kryetareve u vendos që më datë 23 maj, ora 14:30, do të zhvillohet një seancë e posaçme plenare për fjalën e Presidentes së Sllovenisë që do të vizitojë Shqipërinë./e.t