Theu vendimin/ Avokati: Berisha provokon, duhen marrë masa të kalohet në ‘arrest me burg’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka thyer për të disatën herë vendimin e gjykatës së posaçme. Nën masën e arrestit në shtëpi, Berisha ka futur në banesë një ish politikan gjerman me të cilin ka folur nga ballkoni.

Ligji e ndalon ish kryeministrin të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së tij të ngushtë por edhe të flasë nga dritarja me mikrofon.

Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se Berisha po provokon me paligjshmëri. Më tej ai theksoi se duhen marrë masa, duke kaluar nga ajo ‘arrest në shtëpi’ në ‘arrest me burg’.

”Po bën 6 muaj që është ngujuar nga ligji në shtëpi. Berisha nuk është me vullnetin e tij në shtëpi. Por ligji duhet zbatuar. Berisha provokon për të treguar që ai është vetë ligji, ai është vetë morali.

Nëse lejojmë njerëz që janë mbi ligjin, shoqëria është e sunduar nga një njeri që është mbi ligjin. Kujt tjetër i është lejuar ta bëjë kasaphanë atë rrugë atje. Është bërë e përnatshme, ngacmim psikik për banorët. Njerëzit duan të largohen.

Duhen marrë masa, duhet të shkojë në ‘arrest me burg’. Politikani gjerman për çfarë ka shkuar? Ka pasur pagesë?

Ai ka vetë përdorur vetën për Berishën, ose është çmendur. Berishës do të tregojë që ka vlera ‘gjermani im do bëjë çudira’. Berisha i beson përrallat e veta kur flet. O do bëjmë drejtësi siç e ka ligji, ne duhet ti përshtatemi ligjit, ose ta ndryshojmë“, tha ai./    S.M

Të fundit

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

Lajme të tjera

Web TV