VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak, truprojat ndërhyjnë për të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.

Në pamje tregohet momenti kur truprojat largojnë kryeministrin nga vendi i ngjarjes, pak çaste pasi ndaj tij kishte shtënë me armë zjarri një person.

Dy nga rojet e kryeministrit e ndihmuan me shpejtësi dhe e futën në një makinë. Raportet lokale thonë se ai më pas u transportua me helikopter në një spital aty pranë.

Një dëshmitare i tha uebsajtit të Dennik N se ajo dëgjoi tre ose katër të shtëna dhe pa kryeministrin të rrëzohej përtokë. Ajo pa plagë në kokë dhe gjoks.

Autori është arrestuar pak metra më tej nga civilët dhe më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Kryeministri sllovak u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, teksa mediat vendase tregohen të rezervuara.

Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

Robert Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Muajt ​​e tij të parë si kryeministër kanë rezultuar shumë të diskutueshëm politikisht. Në janar ai ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe muajin e kaluar shtyu planet për të shfuqizuar transmetuesin publik RTVS./    S.M

Të fundit

Presidencialet, Biden bën kërkesën e pazakontë ndaj Trump para debatit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të debatojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, por me...

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios

Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Teksa...

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa banorë do ta prekin magjinë...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Lajme të tjera

Web TV