Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesit e emigrantëve kanë nisur një tur revolte për votën deri më tani të pamundur të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Këtë të shtunë shoqatat e diasporës u ndalën në Milano, nga ku bënë thirrje që t’u jepet e drejta për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Thirrja jonë është e fortë dhe e panegociueshme: duam të votojmë në 2025. Parlamenti të ndalë së shkeluri në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Turin e këtyre protestave simbolike me thirrjen “dua të votoj” emigrantët do ta vijojnë në 5 qytete të ndryshme të Europës, ku jetojnë shqiptarë. Pas Milanos e Stuttgartit, ku protesta u zhvillua më 12 maj, protestat e tjera do të mbahen më 23 maj në Hagë, 24 maj në Bruksel dhe 25 maj në Londër.

Paralel me këto protesta, palët politike në Tiranë janë ulur për të diskutuar mundësinë e votës së diasporës, edhe pse tashmë janë në shkelje të afatit që Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit për të plotësuar vakumin ligjor. Në mekanizmin e quajtur “Grupi i Dialogut”, bashkë me KQZ, këtë javë u diskutuan mundësitë për të realizuar votën e diasporës. Opozita dhe maxhoranca nuk bien dakord për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve dhe mënyrën e votimit të tyre, pasi socialistët kërkojnë votë me postë, ndërsa Rithemelimi postë private ndërkombëtare. PD zyrtare thotë se këto mënyra manipulojnë votën e emigrantëve, ndaj kërkon votim elektronik.

Të gjitha këto zhvillime mbahen në klimën e një turi me diasporën që kryeministri Edi Rama ka nisur, me ndalesën e parë të dielën e shkuar në Athinë, në Milano më 26 maj, në Londër më 2 qershor, për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf./kb

Lexo edhe :  “Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

Të fundit

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri. “Nuk...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Lajme të tjera

Web TV