test

Gjykata e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e ‘vulës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja 

Sagës së stërzgjatur të historisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike të Shqipërisë duket se do t’i vijë fundi. Vendosja e datës 11 qershor për shqyrtimin e çështjes në themel, është një lajm i mirë për shoqërinë dhe e tejkalon fatin e një grupi politik, sepse në gjithë këto kohë mbajtja “peng” e saj, ka reflektuar negativisht në qartësinë e njerëzve se cila është PD.

E gjithë retorika e “Rithemelimit” të Berishës është ndihmuar nga një kakofoni mediatike që në shumë raste e ka prezantuar atë si kreun e PD-së dhe njerëzit e tij si funksionarë dhe zyrtarë të lartë të kësaj force politike. Rast i paprecedent ky, kur një grupim ilegjitim dhe i panjohur nga gjykata me vendim të formës së prerë, të prezantohet dhe të marrë peng simbolet e një force politike, të falsifikojë logon dhe vulën dhe të ushtrojë aktivitet në ambiente të zaptuara me dhunë.

Duhet thënë se burimi i konfliktit dhe i përçarjes në PD nuk është vula dhe logoja e kësaj partie, as nuk është shtruar ndonjëherë diskutimi se kush ka të drejtë ligjërisht dhe se si mund të zgjidhet konflikti në rrugë ligjore dhe institucionale, sepse ata që e kanë ideuar, nxitur dhe çuar përpara këtë “axhendë” përplasjeje, përpara ligjit kanë treguar forcën dhe dhunën, përpara arsyes, kanë ulëritur për “shumicë”, duke vepruar bash si “revolucionarët” qëmoti, se e drejta dhe e vërteta është atje ku është “shumica” dhe forca dhe jo atje ku e thotë ligji dhe gjykata.

Pikërisht nën këtë frymë dhe “filozofi” kanë kryer të gjithë “aktivitetin” e tyre prej momentit të parë të mbledhjes në stadium, pa asnjë procedurë dhe rregull statuor të zbatuar, e deri më sot, gjë që i ka ekspozuar ata si thellësisht të paligjshëm dhe në mospërputhje të plotë me të gjithë normat dhe standardet juridike, sepse, në dallim nga “logjika” e tyre, gjykata nuk do dalë dhe do të numërojë se kush është “shumicë” dhe kush është “pakicë”, por ajo do të shoh procedurat, faktet, zbatimin e ligjshmërisë dhe Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si referenca të vetme prej nga udhëhiqet dhe drejtohet vendimmarrja e gjykatës.

Lexo edhe :  Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, zbulohet deri kur janë të hapura aplikimet

Vlen të kujtohet se në demokraci nuk ka shumica dhe pakica absolute dhe të përhershme se përndryshe do të kishim diktaturë dhe nuk do të realizohej rotacioni politik, ndryshimi dhe qarkullimi i elitave. Në dallim nga statizmi i diktaturave, demokracitë janë dinaminke, gjë që parakupton edhe lehtësinë e ndryshimeve dhe përmbysjeve të raporteve dhe balancave mes shumicave dhe pakicave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit që pritet të jepet është paraprirë nga vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila, në një farë mënyre, e ka orientuar Apelin në nxjerrjen e përfundimeve dhe konkluzioneve, të cilat do ta zgjidhin ligjërisht paqartësinë dhe tymnajën e asaj se cila është PD dhe kush e përfaqëson atë ligjërisht. Në vendimin e Gjykatës së Lartë qartësisht është thënë se nëse Apeli ka njohur Alibeajn dhe Bashën si përfaqësues të PD-së, ashtu sikurse Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, kur u trajtua çështja e përfaqësimit në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë ka qenë e gabuar që ai nuk ka dalë me një vendimamarrje të qartë, sepse është alogjike që edhe t’i njohësh si palë, edhe të mos japësh një vendim në favor të tyre, për shkak të moszbatimit të asnjë procedure ligjore dhe statuore nga pala tjetër.

Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Shqipërisë, edhe pse është sulmuar dhe anatemuar nga të gjitha palët në mënyrë të pandershme dhe thellësisht joproporcionale, duhet ta tejkalojë sindromën e “vulës”, duke vijuar aktivitetin e saj jo me sytë nga vendimmarrja e gjykatës, por nga qytetarët shqiptarë, duke gjetur rrugë dhe mënyra të reja komunikimi se si duhet t’u shkojë dhe përçojë mesazhin dhe programin e saj të ndryshimit, që të gjithë e presin, por duan mënyrën dhe njerëzit e duhur për ta përkrahur.

Të fundit

Leonardo DiCaprio, xheloz për suksesin e Margot Robbie

Leonardo DiCaprio thuhet se e ka zili Margot Robbie. Siç dihet, filmi “Barbie” i Margot Robbie u vlerësua nga fansat...

Ky këngëtar pritet të jetë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4

Këngëtari i njohur Young Zerka, mund të jetë një nga banorët e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në...

Françeska Murati shtatzënë? Ish-banorja e BBVIP 3 sqaron të vërtetën

Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, e kjo për shkak të postimeve të...

Nuk keni për ta njohur/ Ylli i “Game of Thrones” transformohet për rolin e ri

Ylli i “Game Of Thrones”, Jack Gleeson, dukej i panjohur teksa bëri një shëtitje në Londër të mërkurën. Aktori, 32 vjeç, i cili luajti...

Kroaci-Itali, Dalic: Kam besim te skuadra, bëjmë ndeshje të madhe

Zlatko Dalic, tekniku i Kroacisë, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Italinë. “Ne jemi gati, të gjithë janë në formë, përveç Vidës që...

Lajme të tjera

Web TV