test

Presidencialet, Biden bën kërkesën e pazakontë ndaj Trump para debatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të debatojë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, por me kushtin që ai të testohet për përdorimin e drogave.

“Dua të debatoj me të. Por do të kërkoj testin e drogës. Nuk dua që të dalë aty siç doli te State of the Union (fjalimi vjetor para Kongresit) ku ishte i droguar”, tha Trump gjatë një takimi në Mineapolis.

Ai kritikoi edhe moderatorin e CNN, Jake Tapper, i cili parashikohet të drejtojë debatin, por tha se do t’ia dilte mbanë kundër tij dhe se priste që ai të tregohej i drejtë.

Debati i parë mes Trump e Biden do të zhvillohet më 27 qershor në CNN, në studiot qendrore të televizionit në Atlanta, Xheorxhia. Debati i dytë do të zhvillohet më 10 shtator në televizionin tjetër amerikan, ABC.

Debatet e zhvilluara mes tyre në vitin 2020 kaluan në kaos ku të dy kandidatët i bërtisnin njëri-tjetrit. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të mbahen më 5 nëntor. Biden kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Trump kërkon të rikthehet pasi humbi katër vite më parë./kb

Të fundit

Studimi: Vetmia dëmton shëndetin po aq sa konsumimi i 15 cigareve në ditë

Me siguri ju jeni ndjerë të vetmuar në një moment të jetës tuaj. Edhe pse e dini se keni...

Publikimi i tezave të Matematikës, reagon menjëherë ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë po kryhet brenda...

Media australiane ‘ELLE’: Shqipëria, perlë e turizmit evropian në zhvillim

Shqipëria mund të njihet më së shumti si vendlindja e Dua Lipës , por ky destinacion ofron shumë më tepër shkruhet në një artikull të...

Nga sot, temperatura përvëluese: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Jemi në muajin Qershor dhe temperaturat në Shqipëri dhe në shumë vende të botës kanë shënuar rritje ekstreme. Me temperaturat në rritje të verës,...

Ndodh sërish! Studentët në provim, teza e Matematikës publikohet në rrjet

Rreth 28 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku po testohen për Matematikën Teza e provimit të Matematikës është publikuar...

Lajme të tjera

Web TV