Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i njohur, Ervin Karamuço ka treguar detaje të forta lidhur me megaoperacinonin e djeshëm të SPAK për personazhe të njohura të botës së krimit, të lidhur me politikanë dhe zyrtarë të lartë policie. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, z.Karamuço ka paralajmëruar arrestime të tjera “VIP” ditët në vijim. Sipas tij goditja e madhe do të ndodhë në Policinë e Shtetit. Po ashtu, Karamuço ka thënë se SPAK ka zbardhur edhe vrasje të cilat prej kohësh kanë qenë pa autor.

-Keni paralajmëruar se do të ndodh një operacion i madh, nga e dinit dhe kur e di ti, këto që janë në kërkim e dinë, e mësojnë dhe këto?

-Kishte që në orët e pasdites që po përflitej për një operacion të madh ku do të ishin të angazhuara forcat e RENEA-s, të FNSH-së dhe strukturat e njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, BKH-ja. Ishte kuptuar që do të kishte një operacion shumë të madh që mund të mbulonte vetëm një zonë por disa zona e disa rajone të Shqipërisë. Bëhej fjalë për operacionin ‘Metamorfoza 2’. Ishte marrë vesh nga disa persona dhe fakti që mbërriti si njoftim në celularët tanë që di gjë se po bëhet kjo apo të tjerë, do të thotë që me shumë gjasa ky operacion është i dekonspiruar. Nuk e paragjykojmë dot deri në fund pasi nuk ka përfunduar akoma e po vijon ende operacioni i madh. Madje tani po ndodhet në rrethinat e Tiranës ku një pjesë e RENEA-s po kryen kontrolle e kërkime. Do të shikojmë sesi do të jenë shifrat e atyre që janë arrestuar dhe të atyre që janë larguar prej kohësh nga Shqipëria. Do të bëjmë një raport, një konkluzion që sa prej atyre që ishin në Shqipëri dhe u larguan menjëherë sapo filloi ky operacion, mund të jenë njoftuar nga struktura të veçanta ose nga ata që deri dje e sot mund t’i kenë pasur në listë pagesat e tyre.

– Më herët Altin Dumani deklaroi gjatë raportit në KLP ku tha se kemi frikë të bëjmë operacione të mëdha për shkak të dekonspirimit. Kush do t’i bëj nëse nuk i bën policia?

-Kam patur një komunikim më një prej përfaqësuesve të Strukturës së Posaçme, madje i kam shkruar një mesazh dhe i kam thënë nëse ka diçka që po ndodh, ndërpriteni sepse fakti që e marrin vesh ne do të thotë se është i dekonspiruar dhe nuk do të keni rezultate. Gjithsesi, operacioni vazhdon, është detyrë e tyre pastaj që të dalin në konkluzionet e tyre se çfarë shkoi keq dhe se çfarë shkoi mirë por do të presim deri në deklaratën përfundimtare të Strukturës së Posaçme, që të na bëj një rezyme të madhe. E para, për akuzat e ngritura dhe që janë akuza shumë të rënda për urdhërime vrasjesh e deri në ekzekutime konkrete, vrasje me pagesë, sepse është radha e preferimit të vetë të ENCROCHAT-it dhe SKY-it që është për këto lloj çështjesh, për këtë nivel aq të lartë. Për herë të parë ne shikojmë për shkak të atyre pak emrave, sepse nuk kanë dalë të gjithë emrat nuk ka dalë lista zyrtarë. Nuk kanë dalë të gjithë emrat, do të dëgjoni dhe shumë emra të tjerë, janë pjestarë të dyshuar të krimit të organizuar në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Po ashtu, mes tyre do të shikoni dhe emrat e dy policëve, njëri ish drejtues i lartë i Qarkut Lezhë, dhe një tjetër, drejtues i lartë i një prej reparteve speciale të Policisë së Shtetit deri tani. Janë dy, por emrat e tyre nuk kanë dalë, kam përshtypjen duhet të jenë arrestuar. Në listën me 48 emra janë edhe këta. Janë të tjerë që priten në ditët por edhe javët në vijim. Kjo është “Metamorfoza 2”, dhe dyshi qenka më e madhe edhe sa njëshi. Emrat që do të dalin, nuk janë vetëm këto po janë edhe disa emra të tjerë që ditët në vijim gazetarët e kronikës do të bëj secili CV-të e tyre ku do të shikoni se dhe akuzat janë të rënda. Por edhe shifrat që janë siguruar dhe janë vënë për vrasjen e personave të tjerë. Do na zbardhen dhe shumë vrasje të mëdha që deri më sot i kishim enigmë, të ndodhura në vitet 2019, maksimumi në fillim të vitit 2020. Por shifrat janë shumë të larta, pra do të përballemi me të njëjtën situatë dhe me të njëjtën narrativë që kemi pasur që nga koha e dëshmive të Nuredin Dumanit.

– Kur themi që do të zbardhen shifra shumë të larta, vrasje shumë të rënda, mund të konsiderohet ky operacioni më i madh i bërë ndonjëherë?

Deri tani po. Me emrat e përfshirë dhe zonat në të cilën kanë një peshë të konsiderueshme, roli i tyre, ndikimi  i tyre, lidhjet me Policinë e Shtetit, lidhjet me politikanë. Njëri prej tyre, një polic aty dihet botërisht që ka pasur një lidhje e mbështetje shumë të fuqishme duke u promovuar nga një politikan i lartë, deri në nivel zv. Kryeministrash. Fakti që zv. Kryeministri i aso kohe e mbështeste dhe e promovonte shumë nuk e dinte se çfarë bënte ky por fakti që ne i mbështesim këto e nesër na dalin si garantë të shumë veprimtarive të krimit të organizuar, kjo tregon që ne kemi përgjegjësi që do ta ndajmë mes krimit të organizuar, institucioneve dhe përfaqësuesve politikë.

Lexo edhe :  Sociologu Gëzim Tushi: “Ja sinjalet që tregojnë se dikush po tradhton…”

– Ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, ku lidhet në gjithë këtë histori?

Nuk e di, por di vetëm diçka që gjithë ky operacion po bëhet vetëm për akuza të rënda të vrasjeve dhe organizimeve të tyre. Do të shikojmë si do të jetë rroli i gjithsecilit dhe si do të jetë roli i dyshuar pasi ne jemi në fazën e parë. Më pas do të kalojnë në hetim e më pas në gjykim e do të dënohen. Jemi ende në fazën e parë ku Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë një dyshim për t’i arrestuar këto dhe GJKKO-ja i ka miratuar si masa paraprake.

– Në media qarkullonin tituj që e lidhnin gjithçka me Ervis Martinajn ku dikush shkruante kundërshtarët, dikush shkruante se policia po godet kundërshtarët e tij e ca tituj shkruhej se ortakët por a ka qenë Ervis Martinaj strumbullari i të gjitha lidhjeve të bandave kriminale në vend?

Jo çdo gjë që po ndodh ka të bëj me lidhje të aktivitetit të Ervis Martinajt por mund të jenë edhe personazhe që kanë qenë në rivalitet shumë të fortë edhe bashkëpunëtor të tij por jo domosdoshmërisht të lirua me emrin e tij.

– Cilat janë ngjarjet dhe vrasja më e rëndë që mund të jetë zbardhur plotësisht?

Një prej ngjarjeve që është zbardhur plotësisht nga Prokuroria e Strukturës së Posaçme është vrasja e ‘Kumbarit të Veriut’, mos gaboj me mbiemrin Pllana.

– Deri në cilën masë mund të realizohet lista e arresteve në GJKKO nga 48 që kërkohen?

Nga emrat që kam parë deri tani, disa prej tyre mos them shumica janë në kërkim ndërkombëtar dhe e dinë ku janë të strehuar. Disa iu është komunikuar në paraburgim dhe në burg sepse vuajnë aktualisht dënimin. E disa të tjerë deri dje kanë qenë në punën e tyre por si duket nëse nuk gjenden në banesë do të thotë që e kanë marrë që më parë lajmin dhe janë larguar. Ky kontingjent i fundit që po flasim, do të peshohet se a është dekonspiruar ky operacion apo jo. Do të shohim numrin e arresteve, fletë arrestin se sa prej tyre janë ekzekutuar.

– Gjithçka vjen si rezultat i transkriptimeve të SKY EÇ, çfarë bëhet me këto transkriptime të cilat nuk janë bërë në Shqipëri? Është dorëzuar gjithçka apo vazhdohet dhe ka akoma më shumë material?

Ka patur një debat të madh e sidomos vitin e fundit në lidhje me këtë a është provë apo jo i një vendimi të Gjykatës së Drejtësisë Europiane edhe verdiket e gjykatave të ndryshme në Belgjikë ku po zhvillohet një proces i madh me ENRCOCHATIN, i cili është një problem i jashtëzakonshëm ku janë mbi 400 persona dhe pritet në shtator të jepet një vendim përfundimtar. Përveçse ato dokumenta, transkripte përveçse janë një indicie të kombinuara me veprime në terren, janë konvertuar në provë. Dhe me këto prova po shkojnë në burg shumë persona. Edhe në Shqipëri do të ndodh e njëjta gjë. Pra, askush të mos ketë dëshirën, idenë apo aspiratën e madhe që mund t’i shpëtojë drejtësisë me procedurë për shkak të vendimeve të Gjykatës të Drejtësisë Europiane që kanë të bëjnë për vendet e BE-së. Të gjithë ato që dalin në transkripte dhe vërtetohen me veprime pro aktive të SPAK që kanë qenë vërtet të loguar në filan vend e kanë shkëmbyer informacion e kanë takuar njerëz të tjerë, do të përballen me ligjin dhe do të shkojnë në burg.

– Mund të zgjerohet lista nga radhët e Policisë së Shtetit?

Patjetër që do të ketë të tjerë, madje të një niveli më të lartë pasi këto nuk kanë qenë vetëm aty dhe dihet se kë kanë patur mentor në Policinë e Shtetit, nga kush janë suportuar dhe në mënyrë indirekte sesi këto kanë patur lidhje të drejtpërdrejtë me pjestarë të krimit të organizuar. Por nuk ka gjë kontrete deri tani e pritet ditët në vijim.

– Në fusha të tjera do të ketë arrestime pasi u përfol një biznesmen, një njeri i afërm i Petrit Gjokës, prokurorit që u arrestua në kuadër të Metamorfoza 1?

Ndonjëherë na shfaqen si pjesëtar të krimit të organizuar, të dyshuar gjithsesi e ndonjëherë na shfaqen si biznesmen e ndonjëherë si ish-politikan, por janë po ashtu. Është një trekëndësh ku tani po faktohen nga dita në ditë sesi janë këto organizime./e.t

Të fundit

Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE, Shqipëria nga fundi

Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri...

10 dhjetor 1986/ Lirohet nga internimi Andrei Sakharov, fizikanti bërthamor

Mikhail Gorbachev, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, liron Andrei Sakharov dhe gruan e tij nga internimi në Gorky. Sakharov u arrestua së bashku me gruan...

“Si në kohën e Koçit”/ Kongresi i parë i PPSH-së dhe raporti i Tuk Jakovës

Kastriot Kotoni Zakonisht kohët ndonjëherë marrin edhe emrin e perandorëve mbretërve, princërve e princeshave, kontëve e baronëve dhe heronjëve, ministra e kryeministra dhe artista e...

10 dhjetor 1901/ Çmimet Nobel si ndanë për herë të parë

Në 10 dhjetor 1901, ndahen për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze (e cila kërkonte të vendoste...

“Pearl Harbor” misteret e sulmit që bëri Amerikën të futej në Luftën e Dytë Botërore

Nga Leonard Veizi 353 avionë të Marinës Perandorake Japoneze u sulën mbi “Portin e Perlave”, për ta kthyer atë në një enklavë kufomash. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV