“62 fraktura në kokë”/ Robert Aliaj kujton tmerrin gjatë emigrimit në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Aliaj Dragot, banori i ri i “Ferma VIP” ka folur për herë të parë për jetën e tij si emigrant në Greqi.

Ai tha se jetoi në shtetin fqinj për 6 vite, por gjatë kohës që ishte atje u arrestua dhe kjo bëri që të largohej nga Greqia.

Siç tregoi, ai u arrestua pasi u “përplas” me një prift grek.

Ai tha se u ftua për një intervistë dhe në studio ndodhej dhe prifti, me të cilin debatoi.

Fermeri tha se ky i fundit, i foli me një gjuhë diskriminuese, gjë që dërgoi në një konflikt mes tyre.

Roberti tregoi se i tha priftit se një “njeri i Zotit” nuk duhet të flas në këtë mënyrë dhe se ai nuk është “anti-shqiptar”, por “anti-grek”.

Fermeri tha se kjo intervistë la një gjurmë për shqiptarët që jetonin në Greqi, por nuk ekziston më.

“Kam jetuar gati 6 vjet në Greqi, ia kam kaluar shumë mirë. Kam pasur lidhje të mira shoqërore, deri sa më ftuan në një emision televiziv. U ftova për intervistë, ku në studio ndodhej edhe një prift, i cili denigroi gjatë intervistës. Më foli në një gjuhë shumë raciste, me një diskriminim të pastër.

I thashë ti je prift je “njeri i Zotit”, ti predikon paqe, por po flet me urrejtje, ti nuk je “anti-shqiptar”, por “anti-grek”. Ishte një përplasje shumë e madhe dhe pasi mbarova intervistën u arrestova.

Videoja nuk ekziston më sepse bëhet fjalë për vitet 1994, por ishte një intervistë që bëri bujë në ato kohë, u pa nga shumë shqiptarë që jetonin në Greqi”, tha ai.

Ai u shpreh se pasi dha intervistën në televizionin grek gjërat u bënë të vështira për të. Roberti tha se Kristi ishte 5 vjeç kur shkoi policia në shtëpi, por ai nuk ndodhej aty.

Lexo edhe :  “Duhet mbretëresha te Kalaja”/Ç’po përgatit Noizy

Gjithashtu edhe gazetari shqiptar i BBC u dhunua, ku mori 62 fraktura në kokë.

“Jam trajtuar shumë keq. Kristin e masakruan, ishte 5 vjeç. Ndërsa gazetarin e BBC-së i bën 62 fraktura në kokë. Unë nuk isha në shtëpi kur ndodhi kjo”, tha ai./   S.M

Të fundit

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi

Gjykata e Posaçme, ka dënuar më 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës Luiza Mandi, për vepren penale të shpërdorimit...

Shkodër, dhunohet punonjësi i Bashkisë, Ermal Dizdari

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti. Ngjarja është shënuar rreth ors 09:00 në lagjen “Salo Halili’. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës...

“Musine Kokalari” po rilind”, Rama: 100 objekte arsimore përfundojnë këtë vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, në Tiranë. Gjithashtu Rama shprehet se gati 100 objekte arsimore...

Si ta përballoni të nxehtin e verës pa kondicioner

Vera ka nisur zyrtarisht dhe siç duken parashikimet e motit, temperaturat edhe këtë vit do të jenë përvëluese për miliona njerëz në të gjithë...

19-vjeçarja kallëzon në polici se kërcënohet në rrjete sociale nga persona të panjohur

Një 19-vjeçare nga Bulqiza ka kallëzuar në polici se është kërcënuar në rrjete sociale nga persona të panjohur. Uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikimin...

Lajme të tjera

Web TV