Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me Vllazninë në “Air Albania”. Barazimi, në këtë rastm favorizonte ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, që e mbylli sezonin e rregullt në vend të parë.

Emocione deri në sekondat e fundit, pasi shkodranët e kërkuan me ngulm golin, por që e pamundur për ta që ta dërgonin topin në rrjetë.

Gjithsesi, Egnatia e meritoi kualifikimin në finalen e madhe të “Final Four” për gjithçka ka dha në këtë gjysmëfinale, por edhe gjatë gjithë sezonit.

Gjatë pjesës së parë Egnatia e gjeti golin me Zejnullain, por pas ndërhyrjes së VAR-it u anulua për prekje të topit me dorë në zhvimin e aksionit.

Vllaznia e rriti presionin me nisjen e pjesës së dytë, megjithatë rastin e parë të pastër në këtë fraksion e pati Zejnullai, që bëri të fluturonte portieri Qarri.

I pafat Bekim Balaj pasi një krosimi nga e majta, goditja me kokë e sulmuesit shkodran shumë pranë zonës së portierit të Egnatias dhe i pambuluar përfundoi mbi tra.

Momente frike në fundin e ndeshjes për shëndetin e Zejnullait, që bie keq në tokë pas një dyluftimi ajror. Fatmirësist, nuk ishte e nevojshme që të dërgohej në spital me ambulancë.

Minuta ankthi në fund në zonën e Egnatias, por Vllaznia e pati të pamundur të gjente golin që do t’i jepte finalen.

Të fundit

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit...

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Lajme të tjera

Web TV