Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim mbetur pak gjëra për t’u vendosur në javën e 28-të: PSG, kampion i freskët, fitoi 0-2 në fushën e Metz, me gola të Soler dhe Kang-In Lee.
Fitorja 3-0 në fushën e Toulosue e çon Brestin në fazën e grupeve të Championsit si vend i tretë.
Lille barazoi 2-2 me Nice dhe rrëshqet në vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në kualifikueset e Championsit.
Nice, që renditet e pesta, do të luajë në fazën e grupeve të Europa League-s, Lens në Conference League.
Bie zyrtarisht një kategori më poshtë Metzi, ndërsa Lorient, me fitoren 5-0 ndaj Clermont, do të luajë në play out për të siguruar qëndrimin në Ligue 1.