“Të dobishme për zemrën”/ Ja cilat janë vlerat shëndetësore të farave të pjeprit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm.

Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur.

Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.

Ato janë të mbushura me ushqyes dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues të pijeve të ndryshme.

Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave.

Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.

Vlerat shëndetësore të farave të pjeprit
Sipas të dhënave farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.

Shëndeti i sistemit tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën
Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera.

Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Lexo edhe :  Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat e pjeprit kundër stresit
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Shëndeti i veshkave
Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira.

Këto fara rekomandohen të përdoren për të mbrojtur shëndetin e veshkave.

Si t’i konsumoni farat e pjeprit
Farat mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në sallata perimesh apo frutash.

Ato mund t’i thani ose t’i përfshini në lëngje dhe supa sepse ofrojnë trashësinë dhe ëmbëlsinë e duhur./   S.M

Të fundit

Kur fëmija rritet në heshtje

Nga Lutfi Dervishi Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar...

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

‘Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare’/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira. Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat...

Lajme të tjera

Web TV