Thumanë-Kashar/ Balluku: Po punohet me ritme të shpejta për ta përfunduar me 30 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në aksin Thumanë-Kashar. Ministrja tha se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor, siç është parashikuar, dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime.

“Është autostradë e mbyllur, ka vetëm dalje dhe hyrje të lidhur me mbikalime dhe nënkalime. Nuk do të ketë dalje apo hyrje direkte, është e kategorisë A.“, tha ministrja.

Drejtuesi i kantierit tha se deri më tani janë asfaltuar 18 nga 23 km në total.

“Janë kompletuar edhe tapetat, momentalisht po bëjmë piketimin e pjesës së vijëzimit. Pjesa tjetër e punimeve ka përfunduar 100 për qind. Mendoj se jemi mjaftueshëm brenda programit në gjithë këtë zonë. Janë rreth 18 km kilometra të asfaltuara. Një pjesë e madhe është kompletuar edhe me shtresën e fundit të tapetit.

Kemi 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, 11 ura, është vetë zona ku shtrihet projekti që ka prezencë të madhe ujërash.”, tha drejtuesi i kantierit./   S.M

Të fundit

FOTO/ PD bën ndryshimin e papritur, banderola që ‘habiti’ të gjithë

Kampionati Europian i Futbollit do të nisë mbrëmjen e sotme me sfidën hapëse Gjermani-Skoci. Ndërsa, nesër do të luajë edhe...

Basha: Sali Berisha nuk e rrëzon dot Edi Ramën, do rinisim gjyqin për vulën e PD

Lulzim Basha ka dale para mediave diten e sotme duke deklaruar se do te vijoje kalvarin gjyqesor per vulen dhe logon e Partise Demokratike...

“Vendimi për vulën tërësisht i padrejtë”, Basha premton parti të re

Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Gjykatës së Apelit më 11 qershor për vulën e Partisë Demokratike ka qenë...

E rëndë/ Të shtëna me armë në një plazh, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Informacionet e para flasin për një përplasje të armatosur mes të huajve jashtë një supermarketi Një përleshje e armatosur ka ndodhur këtë të premte midis...

A po vjen fundi i botës? Lind bualli i bardhë, çfarë tregon profecia

Një buall i rrallë i bardhë thuhet se ka lindur në Parkun Kombëtar Yellowstone, duke përmbushur një profeci të indianëve amerikanë që është sinonim...

Lajme të tjera

Web TV