Eksportet i rikthehen rritjes/ Ndikoi tregtia e mineraleve dhe e energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet shqiptare i janë kthyer treguesve optimist.Të dhënat e Instat tregojnë se në Prill 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Por treguesit janë edhe më pozitiv nëse bëjmë një krahasim me muajin mars të këtij viti ku rezulton se rritja është me gati 4 %.

Sipas Instat në rritjen e eksporteve shqiptare kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,6 % por edhe “Ushqime, pije, duhan” 1,3 pikë përqindje  ndjekur nga “Produkte kimike dhe plastike”.Impaktin kryesor e ka dhënë eksporti i energjisë elektrike e ndikuar  prej reshjeve të shumta të shiut.

KESH ka zhvilluar së fundmi një sërë procedurash për shitjen e energjisë elektrike. Vetëm për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove. Sektori i industrisë tekstile vijon që  të ketë një performancë jo shumë pozitive  duke pësuar një ulje me 3,1%  e ndikuar nga dobesimi I monedhës europine.Për  ti ardhur në ndihmë riorganizimit të kësaj industrie qeveria ka miratuar një fond  Sovran i cili do të shërbeje për të siguruar më shumë hua për këtë sektor.

Edhe gjeografia e eksporteve shqiptare ka ndryshuar gjatë muajit prill.Ka pasur një rritje të madhe të tregtisë së mallrave  me Spanjën ,Kinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që ka pasur rënie të nivelit të eksporteve me vendet kryesore partnere tregtarë të Shqipërisë si Italia,Greqia e Gjermania.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV