test

Rritja e kostos së punës po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste në ekonominë shqiptare. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kostot e punës për njësi u rritën me 5.4% në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Rritja e këtij treguesi ngelet në nivele të larta, por megjithatë është në tendencë ngadalësuese krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja më e ngadaltë e kostove të punës për njësi është diktuar si nga ngadalësimi i normës së rritjes së pagës reale, ashtu edhe nga kalimi gradual i rritjes së produktivitetit, nga vlera negative në vlera pozitive gjatë tremujorit të fundit 2024.

Megjithatë, duhet thënë se në vlera mesatare për gjithë vitin 2023, kostot e punës për njësi janë zgjeruar me 9.7%, dukshëm më të larta krahasuar me vitin e mëparshëm kur rritja shënonte 2.3%.

Ndërkohë, kostot e tjera prodhuese kanë vazhduar tendencën ngadalësuese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023. Çmimet e prodhimit u rritën me 3.1% nga 5.2% në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Çmimet e prodhimit për tregun vendas shënuan ngadalësim më të fortë se sa ato për eksport, duke u rritur me 4.2 nga 7.2% një tremujor më parë.

Që prej vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se presionet që vijnë nga ekonomia e brendshme po fitojnë gjithmonë e më shumë peshë në strukturën e inflacionit.

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, këtë muaj, Guvernatori, Gent Sejko, tha se presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta.

“Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat,” tha Sejko.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë kontributi i lartë i inflacionit të brendshëm në strukturën e inflacionit total ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Raporti i fundit i politikës monetare nënvizon se inflacioni bazë dhe ai i brendshëm konsoliduan konvergjencën mes tyre, duke shënuar vlerat përkatëse 2.8 dhe 2.9% në këtë tremujor.

Megjithëse u pakësuan me rreth 0.6 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, ata ruajtën norma më të larta se sa inflacioni total. Inflacioni bazë neto gjithashtu u ngadalësua, por në mënyrë mjaft më të moderuar, duke zbritur në 3.2 nga 3.3% një tremujor më parë. Inflacioni bazë neto vijoi të mbetet

lehtësisht mbi objektiv dhe mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë së inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjera me afat të gjatë përdorimi.

Inflacioni bazë matet mbi rreth 69% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto që përjashton nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi rreth 46% të saj.

Nga njëra anë, përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit shënuan rënie të shpejtë. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 2.5% dhe 2.3%, norma këto të përgjysmuara krahasuar me ato të një tremujori më parë.

Këto rënie pasqyruan kryesisht ngadalësimet e dukshme të inflacionit të ushqimeve të papërpunuara, si pasojë e rënies së çmimeve të ushqimeve në tregjet e huaja si edhe të mbiçmimit të kursit të këmbimit.

Formimi i inflacionit total (2.7% për tremujorin I 2024) ruajti të njëjtin profil si më parë, me mbizotërim të kontributeve të brendshme, me 2.3 pikë përqindje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, intensiteti i presioneve të brendshme inflacioniste, mbeti relativisht i lartë, pikërisht në pasqyrim të kërkesës relativisht të lartë për mallra e shërbime dhe të rritjes së kostove të punës për njësi./Monitor/   S.M

Të fundit

Gëzim Baruti ngjall babanë e esseistikës Mishel dë Montenj me një shqipe të kulluar

Nga Shpendi Topollaj Emrin e Mishel dë Montenjit e kam dëgjuar së pari falë një rastësie fatkeqe. Ishte koha e...

Komprometimi kulturor

Ese nga: Bujar Meholli Modalitetet kitsch që ofron shoqëria bashkëkohore, thellësisht komercialiste, lënë peng kulturën, intelektin, dhe e zgjasin amullinë. Javë më parë ishte...

Vula e PD-së, ribashkim i së djathtës apo parti të reja?

Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ajo vendosi më 11 qershor...

Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata...

Lajme të tjera

Web TV