Banka e Shqipërisë: Situata në tregun valutor, e qëndrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, bëri të ditur dje Banka e Shqipërisë përmes një deklarate. Sipas BSH-së, kursi euro/lek rezultoi mesatarisht 103.9 në muajt janar dhe shkurt, nga 102.8 që ishte në muajin dhjetor 2023. Pasi u luhat rreth këtij niveli në gjysmën e parë të muajit mars, kursi filloi të bjerë në javët që pasuan.

Gjatë muajit prill, ai rezultoi mesatarisht 101.5 lekë. Ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Ndryshimi vjetor i kursit euro/lek është moderuar gjatë muajve të parë të këtij viti, duke zbritur në 9.7% në prill, nga 10.6% që ishte në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë thekson se, “situata në tregun valutor ka qenë përgjithësisht e qetë gjatë katër muajve të parë të vitit. Vëllimet e tregtimit kanë vijuar të jenë të larta dhe spread-et bid/ask kanë rezultuar përgjithësisht brenda intervalit normal të tyre”.

Megjithatë, vëren Banka Qendrore, mbiçmimi i lekut gjatë javëve të fundit është shoqëruar me episode të rritjes së spread-eve të kuotimit dhe të luhatshmërisë në treg, duke dëshmuar se ndjeshmëria e agjentëve të tregut ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit mbetet e lartë.

Sipas BSH-së, ecuria e kursit të këmbimit të lekut ndaj dollarit amerikan ka reflektuar si forcimin e dollarit kundrejt euros në tregun ndërkombëtar, ashtu edhe dobësimin e kësaj të fundit në tregun vendas./   S.M

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV