Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni.
Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin e sezonit futbollistik, teksa ishin edhe në vendin e 11-të një pikë të edicionit.
U duk sikur Pochettino e ktheu situatën në favorin e tij në pjesën e dytë të sezonit, teksa i udhëhoqi Blutë drejt vendit të 6-të në klasifikim.
Raportime të ndryshme nga Anglia kanë bërë me dije se 52-vjecari dhe drejtuesit e klubit nuk kishin marrëdhënie të mira.
Kjo ishte eksperienca e tretë për Pochettinon në Premier League, pasi më herët kishte drejtuar Southamptonin dhe Tottenhamin, ku më së shumti i vlerësohet periudha me Tottenhamin, pasi skuadrën londineze e mbajti konkurruese për disa sezone për titullin kampion dhe e dërgoi edhe në finalen e Champions League në 2019.