Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, i qëndron apo jo kallëzimit.
Sipas Gazment Bardhit, hetimet për këtë dosje kanë rinisur pasi ai ka dorëzuar në SPAK informacionet, ku pretendon se dyshohet se në këtë çështje është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.
“Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit”, tha nder te tjera Bardhi.
Bardhi: Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK
Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.
Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.
Kërkoi rihapjen e dosjes “Xibraka”, Gazment Bardhi paraqitet në SPAK
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi është paraqitur sot (24 maj) rreth orës 10:00 në Prokurorinë e Posaçme SPAK për dosjen Xibraka, për të cilin ai ka kërkuar riçeljen e fraksionit të pushuar.
Hetimet për dosjen Xibraka janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.
Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese vuri në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkoi të pyetet ne nje datë dhe ore tjetër pas 23 majit.
Ndërkohë nga ana tjetër për kryeministrin Edi Rama, thirrja në SPAK e Gazment Bardhit do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës.
Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën./ S.M