OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj.

“Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Jetëgjatësia globale ra në 1.8 vjet, përkatësisht në 71.4 vjet apo në nivelin e njëjtë sa ishte më 2012, u tha në studimin e kryer nga OBSH-ja.

Periudha kohore që mesatarisht një person mund të presë që të jetojë me shëndet të mirë ra në 1.5 vjet apo në 61.9 vjet më 2021 – niveli i njëjtë sa ishte më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë pandemisë ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e atij studimi deklaruan se COVID-19 kishte “më shumë ndikim” në jetëgjatësi sesa çdo ngjarje tjetër gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”.

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL

Të fundit

Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e...

Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë

Policia e Shtetit do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që nis sot në Gjermani. Për një...

FOTO/ PD bën ndryshimin e papritur, banderola që ‘habiti’ të gjithë

Kampionati Europian i Futbollit do të nisë mbrëmjen e sotme me sfidën hapëse Gjermani-Skoci. Ndërsa, nesër do të luajë edhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e...

Basha: Sali Berisha nuk e rrëzon dot Edi Ramën, do rinisim gjyqin për vulën e PD

Lulzim Basha ka dale para mediave diten e sotme duke deklaruar se do te vijoje kalvarin gjyqesor per vulen dhe logon e Partise Demokratike...

“Vendimi për vulën tërësisht i padrejtë”, Basha premton parti të re

Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Gjykatës së Apelit më 11 qershor për vulën e Partisë Demokratike ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV