test

Gazetarja paralajmëron arrestimin e Kryemadhit dhe Nokës, çfarë po ndodh në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshorten e kreut të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputetin “besnik” të Sali Berishës, Flamur Noka, duket se i presin ditë të vështirë. Në korridoret e drejtësisë, medias dhe politikës ka zëra se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për Nokën dhe Kryemadhin, të cilët dyshohen se janë përfshirë në pastrim parash.

Por çfarë pritet të ndodhë me ta? Për këtë dhe të tjera detaje, ka folur gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zbuloi se pas Altin Dumanit qëndron mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe një sërë organizatash ndërkombëtare, të cilat luftojnë bashkërisht krimin dhe korrupsionin.

Ndërkohë ajo paralajmëroi operacione të tjera në ditët në vijim dhe arrestime në nivele të larta të politikës, ku sipas saj, “viktima” të SPAK pritet të jenë edhe çifti Noka-Kryemadhi. “Ai [Dumani] nuk kërkon mandat nga deputetët. Ai kërkon të drejtën për rikandidimin.

Pas Altin Dumanit është BE, SHBA dhe një sërë organizmash ndërkombëtar, që luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe në ditët që do vijnë do kemi arrestime, që janë në nivele të larta politike, si Monika Kryemadhi, Flamur Noka, etj”, deklaroi ai.

Po ashtu, gazetarja Llabani komentoi edhe zërat se ka nisur një hetim pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. “Deri tani nuk është në hetim penal, unë këtë e them me përgjegjësi në burimet që kam. Unë nuk bëj interpretim ligji, as shoh ëndrra dhe të eci me bindje.

Bindje politike nuk bëj se nuk jam as e askujt e nuk paguhem nga askush. Hetimi penal fillon kur personit i komunikohet akuza ose i komunikohet nga Prokurori dhe i thotë zotëri merr avokat se nga sot je i akuzuar. Kjo gjë nuk ka ndodhur”, nënvizoi Llabani.

Lexo edhe :  Largimet/ Bashës bashkë me vulën i ikin edhe deputetët  

Reagon Noka

Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka. Ky i fundit ishte i ftuar në një media , ku teksa foli për hetimin pasuror që ka nisur SPAK-u ndaj tij, theksoi se e dinte që pas Sali Berishës radhën do ta kishte ai, pasi ka një listë politikë në duart e SPAK-ut që ai e quan SKAP.

Deputeti i Rithemelimit thotë se nuk ka frikë nga SPAK-u pasi kurrë në jetë nuk i ka ndyrë duart në afera korruptive dhe tenderë. “Unë kam një jetë në politikë. Duart nuk i kam ndyrë kurrë në jetën time dhe ndaj dal ballëhapur kundër betejave.

Presionin Flamur Nokës nuk ia bën dot as SKAP-i, as Zullapi, askush. Këtu duhet të jenë të qartë të gjithë. Nuk kam fare frikë. Po qe se do kisha ndryrë duart diku, nuk do më kishe kurrë përballë në beteja sepse do isha në punën time. Jam nga ata që i rri betejës në ballë sepse jam i pastër si kristali në çdolloj aspekti.

Unë bëj me dije që në qeverinë 2005-2013 kishte një ligj që ndalonte ministrat të drejtonin apo të firmosnin procedura tenderimi. Ishin sekretarët e përgjithshëm ata që kishin çdolloj kompetencë.

Pra Flamur Noka nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij një tender. Nuk kam asnjë frikë, nga asgjë, veçse Zotit. As SKAP-i i Dumanit, as Zullapi i gjatë nuk më shqetëson”, deklaroi Noka./    S.M

Të fundit

Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë

Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë. Në...

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi jetik është 200 euro, ndërsa...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

Lajme të tjera

Web TV