Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: Do vazhdojë të na frymëzojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohe me pare. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se Mezini i përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin.

“Më vjen mirë që kjo rrugë është në botën e Tanit, në atë botë që krijoi skuadër, që njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin, që thoshin jam krenar për ty, bravo të qoftë. Unë besoj se kjo është patjetër një ditë kujtimi, por nuk është një ditë për të qarë, është një ditë për të festuar jetën e Tanit. Sot do të kem gjithmonë kënaqësi, sa herë që të shëtis me tim bir në kete rruge të kem një përgjigje shumë të mirë kush është xhaxhi Tani, që e donte shumë Tiranën, që i dha pafund dashuri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te projektet që Mezini la pas vetes, duke theksuar se ai do t’i frymëzojë të gjithë. Veliaj tha se fëmijët e Mezinit do të rriten me mungesën e figurës atërore, por do të mësohen të jenë të fortë për të marrë vetë vendimet e tyre.

“Nuk e di sa do vazhdojë “Dua punë”, nuk e di sa do vazhdojnë shoqatat, nuk e di sa do vazhdojnë shumë prej projekteve, por e di që dashuria e Tanit do vazhdojë, do jetë një dozë që do na frymëzojë të gjithëve. Shpresoj që përveç një dite ku festojmë jetën e Tanit, të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh. A po jetojmë jetë të denja, që një ditë kur të mos jemi më, të kujtohemi siç kujtohet Tani, me kaq shumë dashuri? Unë jam rritur vet pa babin dhe di të them që keqardhja është për atë që ikën, por edhe për ju, pavarësisht se jeta do jetë më sfiduese, do bëheni më të mirë se ca të tjerë që do ua bëjë babai gati. Do bëheni më të fortë se ca të tjerë që forcohen shumë më vonë në jetë. Do bëheni më të mençur për të marrë vendime të shpejta, të drejta kur disa të tjerë duhet të pyesin babin për të marrë vendime”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit

Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërroi jetë më mënyrë të beftë, pas një ataku kardiak në moshën 52-vjeçare, në janar të këtij viti. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në mënyrë unanime të përjetësojë emrin e tij në një rrugë që ai e bënte çdo ditë, teksa dilte për vrap te kodrat e Liqenit Artificial./kb

Të fundit

Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve/ Ç’po ndodh në Kuvend

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit, ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të...

Shkëmbi i çuditshëm me vija ‘ndryshe nga çdo tjetër në Mars’, deklarohet NASA

Një shkëmb me vija në shpatet e kraterit Jezero të Marsit i ka emocionuar shkencëtarët për atë që mund të zbulojë në lidhje me...

VIDEO/ Momenti kur Salianji me Range Rover 100 mijë mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Ervin Salianji ka shkuar drejt Drejtorisë së Policisë me Range Rover 100 mijë euri, i shoqëruar me bodyguard dhe shofer personal. Ky është momenti ku...

Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit për frymë

Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit, mes të tjerash, ka sjellë një rritje të ndjeshme edhe në treguesin e...

U vetëdorëzua në polici, militantët rrethojën Salianjin: Vini na ke ne, të presim jashtë

Teksa deputeti demokrat Ervin Salianji po hynte në Drejtorinë e Policisë për t’u dorëzuar, simpatizantët kanë shprehur mbështetjen ndaj tij duke brohoritur: Vini të...

Lajme të tjera

Web TV