test

Tenderët publikë, si do të zhvillohen pas 3 Qershorit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 3 Qershor procedurat tenderuese do të kryhen sipas kufijve të rinj monetarë, të miratuar nga qeveria.

Agjencia e Prokurimit Publik ka shpjeguar ndryshimet ligjore për autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, duke specifikuar se të gjitha procedurat e nisura përpara 3 qershorit do të kryhen sipas kufijve monetarë që ishin në fuqi në momentin e nxjerrjes së urdhrit të prokurimit.

Kufijtë e ulët dhe të lartë monetarë sipas sektorëve u miratuan pak ditë më parë. Sipas vendimit, për sektorin klasik dhe kontratat sektoriale, kufiri i lartë monetar për tenderët e punëve publike do të jetë mbi 603 mln lekë, ndërsa për mallra, shërbime e konkurse projektimi në rastin e sektorit klasik, 16 mln lekë, ndërsa për kontrata sektoriale 49 mln lekë.

Sa i takon kufijve monetarë për shërbimet sociale dhe shërbimet e tjera specifike, për sektorin klasik kufiri do të jetë 82 mln lekë, ndërsa në kontratat sektoriale, 109 mln lekë. Vendimi i qeverisë përcakton edhe kufijtë monetarë për prokurimet me vlerë të vogël, që do të jetë nga 100 mijë – 1 mln lekë.

Ndërkaq, vendimi i qeverisë theksonte se asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetar, një praktikë që zakonisht përdoret për të shmangur garat ndërkombëtare./    S.M

Të fundit

Leonardo DiCaprio, xheloz për suksesin e Margot Robbie

Leonardo DiCaprio thuhet se e ka zili Margot Robbie. Siç dihet, filmi “Barbie” i Margot Robbie u vlerësua nga fansat...

Ky këngëtar pritet të jetë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4

Këngëtari i njohur Young Zerka, mund të jetë një nga banorët e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në...

Françeska Murati shtatzënë? Ish-banorja e BBVIP 3 sqaron të vërtetën

Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 3, Françeska Murati është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme, e kjo për shkak të postimeve të...

Nuk keni për ta njohur/ Ylli i “Game of Thrones” transformohet për rolin e ri

Ylli i “Game Of Thrones”, Jack Gleeson, dukej i panjohur teksa bëri një shëtitje në Londër të mërkurën. Aktori, 32 vjeç, i cili luajti...

Kroaci-Itali, Dalic: Kam besim te skuadra, bëjmë ndeshje të madhe

Zlatko Dalic, tekniku i Kroacisë, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Italinë. “Ne jemi gati, të gjithë janë në formë, përveç Vidës që...

Lajme të tjera

Web TV