Vrasja e “Pushit”, pse dyshonte nëna e viktimës te dy shokët e tij. Dëshmitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkurt të vitit 2009, kur u gjet i masakruar Osman Berberi, në atë kohë vetëm 27 vjeç.

Babait të një vajze katër vjeçare, që thuhet se u rrëmbye mesditën e datës 19 shkurt 2009. Nga persona të veshur si policë, brenda një lokali, fare pranë banesës së tij në Kodër Kamëz.  Vetëm pak orë, pasi një telefonatë urgjente, e kishte nxjerrë herët në mëngjes nga banesa.

Për herë të parë emisioni ‘Në shënjestër’, pas kaq shumë vitesh, do të përpiqet të hedhë edhe njëherë dritë mbi rrëmbimin, torturimin dhe mënyrën se si gjet i masakruar, 27 vjeçari, Osman Berberi, më datë 28 shkurt 2009, rreth orës 11.00 të mesditës, në këmbët e ‘Urës me Harqe’ në Milot, apo ndryshe e njohur si Ura e Zogut.

Diamanta Hima

Djali i im Osmani nuk e njihte Kujtimin, edhe ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm as në varrimin e tij.

Kujtimi ka për grua vajzën e tezes së Veli Xhanit, i cili ishte dhe vjehrri i Osman Berberit.

Alban Skonja është i lidhur me Kujtimin vetëm nëpërmjet Luçiana Xhanit dhe kam bindjen që dhe shtëpinë me qira në qytetin e Laçit, Alban Skonjës ia ka siguruar Kujtimi.

Vetë nëna e Osmanit, tha se nuk kishte asnjë bindje tjetër se vrasësi i të birit, ishte Alban Skonja.

Dhe se krimi nuk kishte lidhje me një tradhti të mundshme bashkëshortore të Osmanit, me gruan që kishte njohur në Greqi.

Diamanta Hima

Unë nuk kam dyshime për këtë rast. Dyshimet e mia i kam tek Alban Skonja i cili mendoj se këtë e ka organizuar se bashku me Luciana Xhanin.

Diamanta Hima dha detaje edhe në lidhje me karakteristikat e dy personave, Bujarit nga Fushë-Kruja dhe Melit nga qyteti i Laçit.

Të cilët sipas saj qëndronin në banesën e Luçianës, vjehrrës së Osmanit.

Dhe që ishin miq të Alban Skonjës.

I cili një mbrëmje, i kishte kërkuar njërit prej tyre ti sillte atë plakun e vjetër, duke nënkuptuar një pistoletë.

Bujari është i moshës rreth 27 vjeç, i martuar dhe ka një djalë.

Ai ishte me flokë të zinj, të prera mesatarisht. Ky i ka sjellë Luçianës një herë vaj ulliri dhe raki.

Ndërsa personi tjetër i cili quhej Meli nga Laçi, ishte i moshës rreth 33 vjeç, bjond me flokë të drejta.

Një herë në darkë në kohën që edhe unë isha tek Luçiana dhe po hanim darkë, Alban Skonja mori ne telefon Melin dhe i tha: ‘Më sill nesër ate plakun e vogël me vete’.

Une e pyeta Luçianën se kush ishte ky plaku i vogël dhe ajo më tha se ‘plaku i vogël’ është pistoleta.

Të nesërmen në darkë rreth orës 17.00, Meli i solli Albanit një pistoletë si e vjetër.

Aty unë kam njohur Melin dhe Bujarin.

Kjo ka ndodhur rreth 10 ditë para se djali im Osmani të vinte nga Greqia.

Pas vdekjes së djalit tim, Meli u qeth tullac.

Por sipas grupit hetues, Osman Berberi rezulton se u dëbua nga banesa e tezes së tij në Greqi, nga bashkeshorti i saj Ramazan Tabaku, pasi ky i fundit zbuloi se Osmani kishte mbajtur në banesën e tyre dy çanta të dyshimta, të disa shokëve të tij.

Dosja Hetimore

Në bazë të informacioneve të siguruara rezulton se autorë të mundshëm të vrasjes së Osman Berberit, mund të jenë shtetasit Alban Skonja (person në kërkim) njeri i afërt i bashkëshortes së tij, në bashkëpunim me shtetasin Aurel Xhani, vëllai i bashkëshortes së Osman Berberit.

Megjithëse mbeten për t’u pyetur dhe bashkëshortët Vandelina dhe Ibrahim Allkurti të cilët ishin lidhje e ngushtë shoqërore e Osman Berberit dhe që kanë dijeni për aktivitetin e tij në shtetin grek si dhe lidhjet e tij shoqërore me interes për hetimin.

Por megjithë veprimet hetimore dhe operative të kryera zbulimi i autorëve të kësaj ngjarje kriminale, nuk u bë i mundur kurrë.

Sipas grupit hetues, Osman Berberi, kishte marrë shumë telefonata para krimit, nga persona të ndryshëm.

Por asgjë nuk u bë e mundur të zbërthehej nga këto biseda.

Ndërsa vdekja e tij kishte ndodhur jo më pak se 14 orë nga momenti i ekzaminimit të trupit nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë.

Dosja Hetimore

Siç konstatohet nga perfundimet e ekspertëve, rezulton se shtetasi Osman Berberi  është vrarë me armë zjarri  tip pistoletë, në formën e ekzekutimit, pasi është qëlluar afër në kokë.

Më pas duket qartë se kufoma është dhunuar me mjete prerëse.

Sipas kthimpërgjigjeve nga kompanitë celulare, një nga numrat e fundit që rezulton se e ka marrë Osman Berberin, mëngjesin e herët të datës 19 shkurt 2009, kur ai la me nxitim banesën, ishte edhe ai i vëllait të bashkëshortes së tij, Aurel Xhani.

Por ky i fundit çuditërisht mohoi që të ishte ai që e kishte telefonuar atë mëngjes.

Ndërkohë që i dyshimtë mbeti edhe një numër anglez që e thirri atë mëngjes, Osman Berberin.

Për të cilin  autoritetet britanike, nuk dhanë asnjë përgjigje me interes për hetuesit shqiptar.

Dosja Hetimore

Kunati i Osman Berberit, Aurel Xhani e pranon se e ka këtë numër telefoni dhe se vazhdon ta disponojë. Ai përmend faktin se këtë numër telefoni nuk ia ka dhënë njeriu, po kështu as telefonin për ta përdorur dikush tjetër. Ai nuk pranon faktin se e ka telefonuar Osman Berberin me telefonin e tij në orën 06.50.

Po kjo histori duket se ka një prapaskenë shumë më të frikshme.

Dhe ku me gjasa janë përfshirë shumë persona.

Pasi më vonë nëna e Osman Berberit, tregoi për grupin hetues, se djali i saj kishte qenë i detyruar nëpërmjet kërcënimit, që ta linte pasaportën në Greqi, te shtëpia e gruas, që ai e cilësonte të dashurën e tij.

Lexo edhe :  Itali, shkoi të takonte nipin, vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar! Arrestohet autori

Dhe këtë ia kishte thënë qoftë Ramazan Tabaku, nëpërmjet bisedës që ai kishte bërë me bashkëshortin e kësaj gruaje, por edhe vetë Osmani, me të mbërritur në Shqipëri.

Dosja Hetimore

Më datë 25 Mars 2009 unë kam marrë në telefon burrin e motrës time, Ramazan Tabaku, ku e pyeta se si e kishte emrin familja në Greqi ku shkonte djali im Osmani.

Ai më tha se unë nuk dua të përzihem fare në këtë problem, pasi dhe unë kam frikë.

Ramazani më tha se i gjithë strumbullari  i kësaj pune është Skënder Ulliri.

Djali i im Osmani pasi erdhi nga Greqia më datë 11 Shkurt 2009 më tha: ‘Plake, mua ma kanë mbajtur pasaportën në Athinë dhe më kanë kërcënuar. Osmani nuk mi tregoi arsyet se përse pasaporta e tij mbeti në Athinë.

Pas varrimit të tij mua më mori në telefon nga Athina djali i motrës, Ergys Tabaku dhe më tha se bashkë me babain kishin pirë kafe me atë burrin të cilit Osmani i shkonte në familje.

Me t’u ulur në tavolinë ai u kishte thënë që të mos i tregonim gruas së tij që Osmanin e kishin vrarë.

Ai i kishte thënë Ramazanit se vrasjen e kishte marrë vesh nga ato çunat që i kishin lënë pasaportën e Osmanit.

Njëri prej tyre quhet  Gëzim Lata dhe është nga Burreli.

Pas vrasjes së Osmanit, Gëzim Lata i ka thënë këtij personi që të niste urgjentisht pasaportën e Osmanit për në Shqiperi.

Në lidhje me dyshimet e nënës, se autor i mundshëm i vrasjes së Osman Berberit ishte Alban Skonja, grupi hetues mbajti në përgjim ambiental këtë të fundit bashkë me kunatën e viktimës.

Në këtë rast, Aurorën, motrën e Odetës, bashkëshortes së tij.

Përgjimi ambiental u krye në dhomat e izolimit.

Ku në një moment Alban Skonja rezulton se i bën me shenjë Aurora Xhanit, që të mos flasë.

Veprimet Hetimore

Pas kapjes së personit në kërkim Alban Skonja u realizuan veprime me teknikë operative ndërmjet tij dhe shtetases Aurora Xhani (kunata e Osman Berberit).

Veprim ky i kryer në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut të Durrësit.

Ku gjatë këtij përgjimi u konstatua se Alban Skonja ia bëri me shenjë Aurorës për të mos folur.

Aktualisht ky shtetas është i arrestuar për kryrjen e veprës penale ‘Vjedhje me armë’ ndodhur në qytetin e Durrësit.

Por pikërisht atëherë ku mendohet se kjo histori krimi horror fillon e qartësohet, dëshmitë e ndryshme fillojnë e bëjnë edhe më të ç’orientuar drejtimin se ku duhet zënë filli i kësaj histori që fundin e pati në një vrasje mizore.

Diamanta Hima

Siç më ka thënë Dave Beleshi ate ditë djali ka pirë kafe në lokalin e saj me Kreshnik Kurtsmajlin, Kel Matoshin si dhe një person i cili në dorë kishte një tatuazh gjarpëri, të cilët pasi kanë dalë nga lokali i Daves kanë hipur në një makinë të zezë. Krushka ime, Luçiana Xhani më tha se nga Greqia kishte ardhur edhe Lin Ndou, dhe mund të ketë qenë edhe ai në kafe atë ditë. Ku bashkë me ta ka qenë edhe Gjevalin Hasani, i cili mbante baseta te holla dhe flokët i kishte të lidhura bisht.

Por që tani basetat i ka hequr dhe flokët i ka shkurtuar.

Nëna e Osmanit tha në një moment të dëshmisë së saj se ditën e varrimit, Besnik Ndou, shoku i ngushtë i djalit të saj, me të cilin ai kalonte pjesën më të madhe të kohës, qoftë në Greqi por edhe në Shqipëri, i ishte afruar dhe i kishte treguar se ku duhet ta kërkonte të keqen që i kishte ndodhur.

Duke i përmendur edhe dy emra.

Emra të cilët më pas Besnik Ndou i kishte mohuar, duke kërcënuar nënën e Osmanit që të mos fliste në polici, pasi ai ishte vetë i gjashtë vëlla.

Diamanta Hima

Alban Skonja me Odetën, nusen e Osmanit, dhe me Rozetën, gruan e Ylli Byberit, janë fëmijë tezesh.

Besnik Ndou erdhi nga Greqia, një javë para djalit tim Osmanit, ku unë e pyeta se çfarë bënte djali im atje. Besniku më tha se natën e Vitit të Ri e kaluam së bashku me Linin dhe me Osmanin dhe me disa shokë të tjerë në shtëpinë e Ramazan Tabakut, aty ku aty kemi bërë dhe një sherr të madh, por pa më shpjeguar më gjatë për motivin e sherrit.

Besniku më tha më tej se Osmani kishte një të dashur, e cila ishte kushërira e gruas së tij dhe se burri i saj ka shumë lekë dhe kjo grua ka gjashtë vëllezër që merren me drogë.

Kjo  bisede mes meje dhe Besnik Ndout u bë rreth datës 8 Shkurt 2009.

Ditën e varrimit të Osmanit, Besnik Ndou erdhi në shtëpinë time dhe më tha se përse nuk ma përmende dhe mua emrin gjatë vajtimit të Osmanit. Se tek ato shokë që u përmende emrin  gjate vajtimit, te Ylli Byberi dhe te Jetmir Vatnika, aty e ke të keqen.

Pastaj Besniku mi mohoi të gjitha fjalët që më kishte thënë më datë 8 Shkurt 2009 dhe më kërcënoi duke më thënë që të mos ia përmendja emrin në polici, pasi unë jam vetë i gjashtë vëlla…

Por një tjetër ngjarje e ndodhur vetëm dy ditë para se Osman Berberi të zhdukej, duke se e intrigon edhe njëherë këtë histori.

Dhe mund të jetë pse jo një nga shkaqet e zhdukjes së papritur të tij.

Të fundit

Shkodër, dhunohet punonjësi i Bashkisë, Ermal Dizdari

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti. Ngjarja është shënuar rreth ors 09:00 në...

“Musine Kokalari” po rilind”, Rama: 100 objekte arsimore përfundojnë këtë vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, në Tiranë. Gjithashtu Rama shprehet se gati 100 objekte arsimore...

Si ta përballoni të nxehtin e verës pa kondicioner

Vera ka nisur zyrtarisht dhe siç duken parashikimet e motit, temperaturat edhe këtë vit do të jenë përvëluese për miliona njerëz në të gjithë...

19-vjeçarja kallëzon në polici se kërcënohet në rrjete sociale nga persona të panjohur

Një 19-vjeçare nga Bulqiza ka kallëzuar në polici se është kërcënuar në rrjete sociale nga persona të panjohur. Uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikimin...

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, opozita akuza Ekonomit: Je në konflikt interesi

Deputetët e opozitës në bllok kanë akuzuar deputeten socialiste Milva Ekonomi se është në konflikt interesi dhe nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen...

Lajme të tjera

Web TV