I dyshuar si porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit/ Ky është Dritan Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi që po shihni në foto, është Dritan Nano. Sipas grupit hetimor, Nano është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua tek zona e ish-Bllokut në Tiranë.

Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore.

Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit, u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme.

Ai ka pranuar para hetuesve që ata e kishin planifikuar sulmin.

Alia ka deklaruar se e kishin ndjekur avokatin dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit, për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kopshtit nr.31 në zonën e ish Bllokut, ku Mëngjesi po çonte djalin e vogël, ditën e djeshme, 29 maj./E.T

Të fundit

Arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor, zbulohet sesi Roven Zeka ra në rrjetën e SPAK

Zbulohen detaje nga përgjimet e SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor  Roven Zeka. Mesohet se bashkëshorja e Zekës u përfshi...

Berisha i zë vendin Bashës/ Bëhet lëmsh me shifrat gjatë fjalimit

Sali Berisha bëri një tjetër gafë me shifrat. Nga Dibra, në takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD foli për kujdesin shëndetësor duke thënë...

Presidenti rus shpall armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve

Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve. Armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 e datës 19...

Tedi Blushi sfidon Ramën/ Çmimi i energjisë 7 lek/kwh, ndërsa karburanti 40% më lirë

Sekretari i Përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte sot në një takim me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, ku shpalosi pikat...

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do të zhvillojë turizmin, nuk kanë...

Lajme të tjera

Web TV