Mision Sistemi i Sipërmarrjeve italiane në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

35 sipërmarrje italiane do të marrin pjesë në misionin për sipërmarrjet në Tiranë kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri.

Nisma e organizuar nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Shoqata OICE (promotore e projektit) e ANCE merr shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve  të fundit i arritur në sektorin e infrastrukturës në Shqipëri, nga perspektivat e mëtejshme të rritjes që lidhen me programet e investimeve të qeverisë, si dhe në funksion të anëtarësimit të ardhshëm në BE. Në këtë kontekst, inxhinieria dhe arkitektura italiane, ashtu si edhe sipërmarrjet e ndërtimit, mund të japin një kontribut të madh edhe falë lidhjeve historike dhe kulturore.

 

Lidhja e Shqipërisë me pjesën tjetër të rajonit, nga pikëpamja e transportit dhe energjisë, është një çështje me përparësi dhe kësisoj mundësitë për bashkëpunim përqendrohen kryesisht tek infrastrukturat e transportit, energjisë, sociale dhe sanitare, si dhe ato turistike. Burimet e financimit, përveç atyre kombëtare dhe vendore, janë kryesisht me origjinë evropiane dhe të institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare të pranishme në vend, në veçanti të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

Aktiviteti do të zhvillohet me date 6 qershor 2024 në Hotel Tirana International në sallën Consotrium, në formën e një seminari të ndarë në 2 seksione, njëri teknik dhe tjetri tregtar.

 

Aktiviteti do të hapet me fjalën përshëndetëse të institucioneve dhe, më pas, do të vijojë me fjalimet e përfaqësuesve të BEI-t, BERZH-it dhe Bankës Botërore.

 

Do të vijojë, më pas, një seksion teknik, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive dhe shoqatave shqiptare që operojnë në sektorin e infrastrukturës, të tilla si: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulent, Shoqata Shqiptare e Arkitektëve, Shoqata e Ndërtuesve Shqiptarë dhe Kosovarë.

Lexo edhe :  Po eksploronte malin e Jezercës/ Humb jetën turisti

 

Seksioni tregtar do të zhvillohet pasdite, ku do të prezantohen 35 sipërmarrje italiane pjesëmarrëse, sipërmarrjet shqiptare, si dhe 22 operatorë të ftuar nga Kosova, të cilët më pas do të kenë mundësinë të  të takohen mes tyre, për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit tregtar dhe industrial./   S.M

Të fundit

Sektorët ku punonjësit paguhen më shumë në vend

Qytetarët shqiptarë kanë pagesa më të mira në shtet. Statistikat e Instatkonfirmojnë se një trend i tillë ka vijuar...

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës së Huaj, ja linku

Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e...

Grupi i zjarrit

Nga Artur Ajazi Dogjën goma, hodhën molotovë, tym e flakë qendra e Tiranës, smog dhe ndotje alarmante, dhe sërish kërkonin nga Policia e Shtetit “mos...

“Na pret një verë e nxehtë”/ IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Një verë e nxehtë por e thatë parashikohet të jetë në vendin tonë. Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM thotë se nuk parashikohet të kemi...

Basha mbledh të vetët/ Pritet të vendosë qëndrimin, me Berishën apo jashtë PD-së

Lulzim Basha ka mbledhur sërish strukturat e tij. Pritet të shikohet nëse ditën e sotme pas diskutimeve që janë duke u zhvilluar prej orës...

Lajme të tjera

Web TV