Policët 100 euro/dita, më 2 qershor Italia merr në dorëzim kampin e Shëngjinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur me shpejtësi dhe kanë përfunduar, ndërsa në Gjadër janë drejt fundit dhe sipas zyrtarëve të vendit fqinjë, mund të mbyllen në fund të korrikut. Policia italiane thotë se në 2 qershor 20 efektivë nga departamentet e Napolit dhe Romës, mbërrijnë në Shqipëri për të mbikëqyrur dhe marrë në dorëzim godinën në portin e Shëngjinit e ku do qëndrojnë për një shërbim 30 ditor, duke organizuar punën me turne të pandërprera gjatë 24 orëve.

Sindikata e policisë italiane thotë se pagesa e efektivëve që do të qëndrojnë në Shëngjin, do jetë 100 euro në ditë, pagesë e përcaktuar në Itali për misionet ndërkombëtare. Shërbimet në terren do të koordinohen nga dy drejtues të policisë së shtetit italian, ndërsa misioni do ketë një drejtues të shtabit të policisë së Romës.

Ndërkohë qendra e akomodimit të emigrantëve nga vendet e treta në Gjadër do të menaxhohet nga një kontingjent i përbashkët prej 300 personash, ku 176 janë policë, ndërsa pjesa tjetër staf ndihmës. Sipas marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, brenda strukturave të Shëngjinit dhe Gjaderit do të zbatohet legjislacioni italian pasi konsiderohen territor italian, ndërsa për çka ndodh jashtë këtij territori, siç mund të jenë arratisjet, krimet, përgjegjësinë e ka policia shqiptare.

Po kështu edhe hoteli i ndërtuar posaçërisht nga inxhinierët ushtarakë italianë, 30 minuta larg Shëngjinit, e ku do qëndrojnë përfaqësuesit e palës italiane do të ruhet nga forcat shqiptare të sigurisë.

“Gjithçka që lidhet me kapacitet operative, fuqinë dhe kushtëzimet juridike të lidhura me faza të ndryshme të shërbimit, do të përcaktohet në marrëveshjet dypalëshe që po perfeksionohen”, thuhet në njoftimin e sindikatës./   S.M

Të fundit

A po vjen fundi i botës? Lind bualli i bardhë, çfarë tregon profecia

Një buall i rrallë i bardhë thuhet se ka lindur në Parkun Kombëtar Yellowstone, duke përmbushur një profeci të...

Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

Nga EDUARD ZALOSHNJA Me përkufizim, sondazhet online të portaleve nuk përfaqësojnë opinionin publik të një vendi – ato përfaqësojnë përafërsisht opinionin e audiencës së tyre....

Ja si përcillen tifozët kuq e zi në Aeroportin e Tiranës (Foto)

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti...

GJKKO liron nga qelia biznesmenin e njohur (Emri)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë të biznesmenit Ervis Lame nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Ervis Lame u...

Ambasada e SHBA godet Berishën pasi mori vulën: Pozicioni për non gratat nuk ka ndryshuar

Ambasada amerikane ka reaguar pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Selia diplomatike e SHBA konfirmon qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV