Në episodin e radhës së podcastit “Inspire” me Alketa Vejsiun, publiku shqiptar kishte mundësinë të njohë në një tjetër dimension një prej ikonave të muzikës shqiptare, Alban Skënderajn. Me një karrierë që shtrihet në dy dekada, Albani ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun përmes këngëve të tij që pasqyrojnë dashurinë, dhimbjen, shpresën dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.
Nëse flasim për dhe me Albanin është e pamundur most ë flitet për dashurinë. Si e përkufizon Albani dashurinë?
“Dashuria si fillim është një dridhje, është një rrëqethje, është një vibrim. Si fillim kjo është gjëja që duhet të kaloj përmes trupit, shpirtit, zemrës, mendjes. Ti ke nevojë ta ujisësh, ta mirëmbash dhe të investohesh në atë dashuri, që të jetë e freskët e të lulzëoja.”-tha ai.
17 vite dashuri me Miriamin. Si mbahet në ekuilibër një marrëdhënie kaq e gjatë?
“Në jetë ka shumë situata dhe nuk jam unë askushi për të dhënë formula se si jetohet me një njeri gjithë jetën. Unë preferoj ta bëj, unë kam fatin ta bëj, unë kam vullnetin, unë mendoj se mund të arrihet. Por duhen dy, nuk duhet një. Unë jam i formulës që “Provo maksimumin”. Si në punën tënde, si prind, si partner. Provo maksimumin.”-u shpreh Albani./E.Ç