Depresionin po e nxisni vetë! Reduktoni përdorimin e rrjeteve sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë.

Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.

Kufizimi i përdorimit të Facebook, Instagram dhe Snapchat, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë. Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve.

Studentët u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht mediat sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo shërbim social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kishte përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie të simptomave depresive.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët. “Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim./E.Ç

Të fundit

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV