Nga kreditë për çiftet e reja te subvencionet për bujqësinë, çfarë përmban programi i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha nga Parku Olimpik në Tiranë, po prezanton programin elektotal, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Pjesë e programit të Bashës, është fondi për mirëqënien e familjes, nga ku premtoi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Në fjalën e tij hapëse, Basha u shpreh se PD është e vetmja forcë politikë në Shqipëri që mund të hartojë një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit pasi kjo parti nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por të mbarë shqiptarëve.

“Jeni nisur nga qytete, nga fshatrat, nga shtëpitë për këtë kuvend programor të vetëdijshmë se PD është e vetmja forcë politike, që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse ne jetojmë jo thjeshtë me hallet e demokratëve por edhe të qytetarëve”,-tha Basha.

Ndër të tjera, kreu demokrat theksoi se Kuvendi Programor ka synim të pasqyrojë problematikat e shumta kanë gllabuar Shqipërinë, që sipas tij janë shkaktuar nga keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, Basha theksoi mbështetjen e Partisë Demokrat6ikë ndaj institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

Programi elektoral i PD-së 

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

Lexo edhe :  DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen

100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare./e.t

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV