Vuani nga lodhja kronike? Merrini seriozisht këto këshilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindroma e lodhjes kronike përcaktohet nga një ndjesi lodhjeje intensive dhe e vazhdueshme. Mënyra se si mund ta trajtojmë padyshim është mënyra se si vendosim të ushqehemi.

Në këtë artikull po ju zbulojmë disa ushqime që duhet t’i konsumoni dhe disa të tjera që duhet t’i shmangni për të shpëtuar njëherë e mirë nga ajo gjendje.

Për ta parandaluar:

Qëndroni të hidratuar

Duke pirë ujë jo vetëm që luftoni lodhjen, por kontribuoni edhe në shpërndarjen e molekulave thelbësore dhe elementëve të tjerë në të gjithë trupin.

Mbani shënim ushqimet që konsumoni si dhe ndikimin që lë në organizmin tuaj

Një mënyrë tjetër për të luftuar lodhjen kronike është të mbani një regjistër të detajuar të ushqimeve dhe pijeve që konsumoni. Gjithashtu duhet të mbani parasysh gjendjen tuaj shpirtërore në periudha të ndryshme të ditës. Kështu do të kuptoni se cilat ushqime dhe pije nuk ndikojnë pozitivisht në organizëm, që ju shterojnë apo ju shtojnë energjinë etj.

Mos eliminoni ushqime nga dieta juaj pa mbikqyrje mjekësore

Ne e kuptojmë se lodhja kronike mund të jetë e bezdisshme, por përpjekja për ta luftuar atë duke eliminuar disa grupe ushqimore është e gabuar. Në këto raste është e nevojshme të kontaktoni një nutricionist, duke sjellë në vëmendje ditarin e ushqimit dhe emocioneve.

Jepini vetes mundësinë të provoni ushqime të reja
Provoni ushqime që zakonisht nuk i hani, por që njihen si ushqime me energji të lartë. Për shembull, kombinoni karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat për të luftuar lodhjen kronike. Problemi është se çdo organizëm reagon në mënyrën e vet ndaj kombinimeve të ndryshme ushqimore, kështu që nuk ka një dietë standarde.

Lexo edhe :  64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Shmangni:

Kafen- Kjo pije mbingarkon sistemin nervor dhe shkakton kulmin e energjisë të cilat pas dy ose tre orësh përkeqësojnë gjendjen e lodhjes kronike . Në vend të kafesë, provoni të pini lëng aloe vera, çaj jeshil ose çaj menteje.

Pijet me gaz- Ndodh që ndonjëherë na shtojnë energjinë, por në rastin e kundërt ndikojnë në dehidratimin e trupit dhe në keqfunksionimin e organizmit. Kjo do të pasohet me lodhje fizike dhe mendore njëkohësisht. Ndaj është më mirë që ta zëvendësoni thjesht me ujë./E.Ç

Të fundit

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur...

VIDEO/ Pamjet e rralla, Rama tek shkallët kur refuzohej si kandidat në PS

Rrugëtimi politik i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste ka nisur mes sfidash dhe skepticizmi nga brenda vetë partisë në vjeshtën e vitit 2003, kur,...

Lajme të tjera

Web TV