Më 8 qershor të vitit 1978, vdiq Joseph Swire, gazetar britanik, historian, albanolog, autor i “Albania: The rise of a Kingdom”botuar në Londër më 1929, dhe “King Zog’s Albania”botuar gjithashtu në Londër në vitin 1937.
Shqipërinë e vizitoi për herë të parë, në qershor 1924, kur ishte 21 vjeç, dhe prej asaj kohe filloi të mbledhë edhe materiale për librin “The Rise of a Kingdom”apo i ardhuir në shqip si: “Ngritja e një Mbretërie”,- ardhur në shqip nga përktimi i Kujtim Ymerit, – i cili përqëdrohet në historinë shqiptare 1878-1928.
Më pas, në vitet 1930 – 1931, Swire punoi në Ballkan si korrespondent për çështje të jashtme për gazetat “London Times” e “Christian Science Monitor” të Bostonit. Megjithë qëndrimin kritik, por gjithsesi të balancuar, ndaj mbretit të shqiptarëve, Swire u emërua nga mbreti Zog si “Komandant i Urdhërit të Skënderbeut”.
Swire e dënoi ashpër pushtimin fashist italian të Shqipërisë më 1937. Pas kthimit në atdhe, ai shkroi gjithnjë e më rrallë, me përjashtim të disa letrave polemike në shtypin britanik dhe të një artikulli, “Albania Under Communism”apo në shqip: “Shqipëria nën komunizëm”në revistën “Contemporary Review”në vitin 1955.
Kalendar
8 qershor 1815 – 39 shtete gjermane bashkohen në bazë të Aktit të Konfederatës miratuar nga Kongresi i Vjenës në vitin 1815 për të koordinuar ekonomitë e vendeve të veçanta gjermanisht-folëse.
8 qershor 1824 – Shpikësi Noah Kushing regjistron patentën e makinës së parë larëse – Quebec, Kanada
8 qershor 1963 – Shoqata Amerikane e Zemrës bëhet agjencia e parë që ndërmerr fushatën kundër pirjes së duhanit.
8 qershor 1982 – Ronal Reagan bëhet presidenti i parë amerikan që i drejtohet një seance të përbashkët të Parlamentit të Britanisë.
8 qershor 2001 – Kryeministri britanik, Tony Blair, u zgjodh për mandat të dytë kryeministër i Britanisë së Madhe.
8 qershor 2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, bëri një vizitë në Tiranë (Tirana).