Konferenca e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të tetin vit radhazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup ( ITSHKSH), zhvillojnë punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Elbasani ishte ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të kësaj konference, që mblodhi ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, për të diskutuar mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm. Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido u shpreh se nëpërmjet kësaj konference mundësohet shkëmbimi i ideve dhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar. “8 vite më parë krijuam këtë institucion të rëndësishëm që bashkon arkivistët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga të gjitha trevat shqiptare për të shkëmbyer ide, për të bashkëndarë punën tonë, për të arritur që në fushën e arkivistikës ne të funksionojmë si ‘një’. Sepse në arkivistikë gjuha është e rëndësishme. Kufijtë shtetërorë dhe politikë ne i respektojmë, mbi ato veprojmë mirëpo kur vjen fjala për kulturën, për trashëgiminë kulturore, për historinë, për arsimin, për arkivistikën, ne nuk mund të jemi të ndarë. Ruajmë, administrojmë, përpunojmë dhe shërbejmë dokumentacionin e të njëjtit komb. Hapësira gjeografike e mbledhjeve tona të përvitshme, ka arritur të gjitha skajet që kemi patur mundësi. Ky vit është 80-vjetori i masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë dhe i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i çlirimit të atdheut. Është 115-vjetori i Kongresit të Elbasanit. Të gjitha këto së bashku janë çfarë ne do të trajtojmë në këtë konferencë, ku tryeza të veçanta do të diskutojnë mbi shkencën e arkivistikës, lidhur me këto momente të rëndësishme”, tha Bido. Në vijim të fjalës së tij, Bido theksoi se çdo edicion i kësaj konference, kurorëzohet me publikimin e revistës “Arkivat Shqiptare”, unikale në llojin e saj në trojet shqiptare. “Për të gjithë shqiptarët që lëvrojnë shkencën e arkivistikës, nuk ka një medium të dytë shkencor. Jo rastësisht ne e zhvillojmë bashkë edhe këte botim të rëndësishëm. Kjo shkencë lëvrohet nga pak njerëz. Nëse nuk do të bashkoheshim nuk do të kishim cilësi. Së dyti, sepse kjo shkencë nuk mund të jetë e Shqipërisë, e Kosovës, e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në luginën e Preshevës, në diasporë, sepse është një shkencë e lidhur jo vetëm me një lëm të caktuar, por me gjuhën, historinë kombëtare dhe traditat që janë të pandashme”, përmbylli Bido. Në fjalën e mbajtur, Bislim Bislimi e vlerësoi konferencën si një mundësi për të nxitur punën kërkimore dhe shkencore në arkiva. “Kjo konferencë është shndërruar në një agjendë pune të përvitshme e të përbashkët të institucioneve tona dhe meriton të gjithë përkrahjen institucionale sepse krijon një mundësi për prezantimin dhe nxitjen e punës kërkimore shkencore në arkiva dhe përmes tyre, ashtu sikurse na shërben edhe si platformë e prezantimit të punës së palodhshme të arkivistëve tanë. Organizimi i përvitshëm i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, është një projeksion kuptimplotë dhe vizionar”, tha kreubi ASHAK-ut. Ndërsa, Skënder Asani u shpreh se në sajë të kësaj konference, evidentohen pasuri arkivore që meritojnë të ekspozohen edhe më gjerë. “Para 8 vitesh, filloi një etapë shumë e rëndësishme që politika nuk e bëri. Që para 8 viteve u mblodhën këto tre institucione të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit. Edhe Shkupi do të krijojë arkivin e tij, me ndihmën e arkivit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Duhet të jemi të përgatitur që këto vlera dhe këto pasuri arkivore që kanë shqiptarët, t’ia tregojme botës mbarë”, tha drejtuesi i ITSHKSH-së. Në punimet e kësaj konference morën pjesë edhe pasardhësit e dy familjeve me kontribut madhor në çështjen kombëtare, Petro Luarasi, Suela dhe Rozi Dako. Ata dhuruan letërnjoftimin e Republikës Popullore të Shqipërisë të veprimtares Sevasti Qiriazi. Ky dokument, që zbulon përkatësinë fetare ortodokse të Sevastisë, do t’i shtohet fondit të pasur të saj në DPA. Synimi i kësaj konference periodike, që këtë vit ka shënuar rekord aplikimesh, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, të mëvetësuar nga historia apo shkenca të tjera të përafërta. Në fokus të kumtesave janë çështjet që mbulojnë arkivat, përgjegjësinë, aksesin në të dhëna, mbrojtjen e të dhënave personale, bashkëpunimin rajonal në fushën e arkivave, trashëgiminë kulturore arkivore, trafikun ilegal të trashëgimisë dokumentare, etikën dhe arkivat, trajnimin arkivor, si dhe turizmin dhe promovimin e arkivave. Ky bashkëpunim i përvitshëm kurorëzohet me botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”, e cila përfshin punimet e përgatitura prej kumtuesve. Revista e përbashkët, që është e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, ka një origjinë të hershme në botimet e vazhdueshme të institucioneve homologe përgjatë 59 vjetëve të fundit. Edicionet e mëparshme të kësaj konference janë mbajtur në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Sarandë, në Tuz, në Boletin dhe në Manastir.

Lexo edhe :  Eutanazia sociale

Të fundit

Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sejdini ndërroi jetë të...

Tatimi për profesionet e lira/Braçe: Kush do le të ikë në Kosovë, se ua mat kokën ai atje

Deputeti socialist Erion Braçe mendon se ligji për tatimin e profesioneve të lira nuk është i gabuar. Në një debat me Jorida Tabakun nga opozita...

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin e G7 këtë javë, do presë liderët e botës

Dy opsione akomodimi për samitin e G7 të kësaj jave në rajonin jugor italian të Pulias janë shfaqur: Njëra, një vendpushim luksoz me vila të...

Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri në Fier!

Mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë...

Will Smith pretendon se ka parë një fantazmë: Ia mbatha nga hoteli

Will Smith ka pasur disa takime drithëruese gjatë rrjedhës së jetës së tij. Gjatë javëve të fundit, Smith ka promovuar filmin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV