Blair: S’jam penduar asnjëherë që e ndihmuam Kosovën! Lufta ishte për të gjithë ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj para 25-vjetësh.

Në seancën solemne të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës me rastin e vizitës së tij, Blairi ka kujtuar të rënët për liri, duke shprehur mirënjohje të përjetshme për ta.

“Nuk mund t’ju falënderoj për mirëpritjen që keni bërë ndaj meje. Në këtë ditë 25 vjet më parë u arrit marrëveshja. Kosova më në fund u lirua, njerëzit mund të jetojnë, të shpresojnë, të besojnë sërish në të ardhmen e lirë nga presioni dhe padrejtësia. Sot kujtojmë ata që vdiqën, që dhanë jetën për çlirimin e këtij kombi. Ne kujtojmë guximin e tyre, sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për ta dhe për familjet e tyre. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë”, tha Blair nw Kuvend.

Blair u shpreh se lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por siç tha ai për të gjithë, duke përfshirë edhe e tij.

“Për mua lufta për Kosovën nuk ka qenë vetëm për kosovarët por për të gjithë ne, përfshirë edhe vendin tim i cili ka vlerësuar se liria është një gjë që duhet luftuar për të. Ishte luftë për liri, por jo thjeshtë për të qenë të lirë, por sepse liria hap mendjen dhe shpirtin e njeriut”, u shpreh tutje Blair.

Tony Blair po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës./E.T

Të fundit

Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sejdini ndërroi jetë të...

Tatimi për profesionet e lira/Braçe: Kush do le të ikë në Kosovë, se ua mat kokën ai atje

Deputeti socialist Erion Braçe mendon se ligji për tatimin e profesioneve të lira nuk është i gabuar. Në një debat me Jorida Tabakun nga opozita...

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin e G7 këtë javë, do presë liderët e botës

Dy opsione akomodimi për samitin e G7 të kësaj jave në rajonin jugor italian të Pulias janë shfaqur: Njëra, një vendpushim luksoz me vila të...

Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri në Fier!

Mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro që u sekuestruan një ditë...

Will Smith pretendon se ka parë një fantazmë: Ia mbatha nga hoteli

Will Smith ka pasur disa takime drithëruese gjatë rrjedhës së jetës së tij. Gjatë javëve të fundit, Smith ka promovuar filmin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV