Vaji i xhinxherit, mrekulli për shëndetin. Ja efektet e tij në organizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrënja e xhinxherit është përdor ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale dhe antimykotike. Një ndër përdorimet primare të kësaj erëze, qoftë në trajtë pluhuri apo vaji, lidhet me aparatin tretës. Megjithatë, ekzistojnë dhe përfitime të tjera shëndetësore, për të cilat do të mësoni më shumë tani! Vaji i xhinxherit ka veti unike terapeutike ndaj do i listojmë të gjitha si më poshtë.

1.Përmirëson funksionet e aparatit tretës
Vaji i xhinxherit është një ilaç fantastik për problemet e ndryshme të stomakut. Mund të trajtojë dhimbjen e barkut, dispepsinë, diarrenë, spazmat dhe dhimbjen e stomakut. Për më tepër, vaji i xhinxherit është tejet efektiv kundër të përzierave dhe të vjella! Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerave të stomakut. Për të ndaluar të vjellat ose të përzierat, hidhni një pikë vaj xhinxheri në një gotë me ujë, ose në një filxhan çaji dhe pijeni ngadalë.

2. Trajton infeksionet
Vaji i xhinxherit është një antibiotik natyral. Kjo do të thotë se ka aftësinë të parandalojë përhapjen e infeksioneve ose shumimin e baktereve apo mikroorganizmave në plagë të hapura. Për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë infeksionet, provoni të shtoni një pikë vaji esencial të xhinxherit në një gotë uji dhe ta pini.

3. Përmirëson shëndetin e zemrës
Vaji i xhinxherit ka aftësinë për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Veç kësaj, vaji i xhinxherit duket se përmirëson metabolizmin e lipideve, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. S.B

 

Të fundit

Pagesa më të lira me vendet e BE, Shqipëria aplikon për të qenë pjesë e sistemit SEPA

Shqipëria është vendi i parë në rajon që aplikon zyrtarisht për tu bërë pjesë e sistemit të pagesave Europine...

Ilir Meta mbi tre orë në SPAK/ U pyet në lidhje me hetimin pasuror dhe lobimin në SHBA

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK. Meta është pyetur në lidhje me hetimin pasuror dhe lobimin në SHBA, Kujtojmë...

Euro 2024/ “Tifozët Kuq e Zi”, zbulojnë planin e organizimit për përballjen me Italinë

Vetëm dy ditë larg përballjes tonë të parë në Euro 2024, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë publike edhe detajet e organizimit të tifozëve,...

“Terapia e Artit”-ekspozita në burgun e grave/ Të burgosurat dhurojnë punimet e tyre

Në I.E.V.P “Ali Demi” u realizua ekspozita “Terapia e Artit” tek të cilat gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin kanë paraqitur punimet e...

“Nuk të marr leje se ku futem unë”/ Tensione te “Shëndetësia”, Vokshi përplaset me Koçin

Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte. Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për...

Lajme të tjera

Web TV