Berisha merr drejtimin e PD/ Apeli vendos pro Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se 2 orë seancë gjyqësore ku u dëgjuan përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës dhe të grupit demokrat të Rithemelimit të Sali Berishës, trupi gjykues i gjykatës së Apelit u tërhoq për vendim.

Në orën 12:35 Trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro u tërhoqën në dhomën e këshillimit.

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Rithemelimi kërkoi që Aliebaj të mos ishte palë në proces.

“Ankimimi është firmosur nga nje palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin” tha Kaso në seancë.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare Kthupi u shpreh se jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj’

Vetë Gjykata rezervoi të shprehte një vendim në këtë moment por tha se do të përgjigjej në fund.

Në përfundim të parashtrimit gjyqësor, Ivi Kaso si përfaqësues ligjor i Rithemelimit kërkoi mos pranimin e ankimit të grupit të PD-së së Bashë dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare kërkoi prishjen e vendimit të Agron Zhukrit i cili njohu kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata mori si provë dhe vendimin e KAS që legjitimoi PD zyrtare për zgjedhjet vendore të 2023.

Beteja prej 2 vitesh 

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Lexo edhe :  Paratë e lobimit, ende mister/ Berisha tregon formën por jo shifrën: Janë të kristalta

Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat fatale.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural./kb

Të fundit

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi...

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës. Bëhet...

E bujshme! Ilnisa Agolli në një lidhje dashurie me ish banorin e BBV? Ja çfarë u zbulua

Ai mes fjalëve është shprehur se Atilla dhe Ilnisa janë në një lidhje dashurie. Gazetari në fjalë ka thënë gjithashtu se ndonëse asnjëri nga ata...

Australia prezanton planin për ndalimin të blerjeve të pronave për të huajt

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e...

Topalli takim me emigrantët në Itali: Diaspora, potencial për të ndryshuar Shqipërinë

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët të cilët jetojnë...

Lajme të tjera

Web TV